Injeksionet dhembin më pak nëse nuk e largoni shikimin

Trupi në mënyrë të natyrshme zvogëlon dhimbjen e përjetuar, nëse ndonjë gjymtyrë apo pjesë e trupit e cila është nën ndikim drejtohet nga vizualja.

Hulumtuesit kanë zbuluar sesi njerëzit kanë prag më të madh të dhimbjes nëse shikojnë dorën apo pëllëmbën në të cilën kryhet ndonjë tretman.

Për më shumë, nëse bëhet në atë mënyrë që ndonjë pjesë e trupit të duket më e madhe, le të themi me ndihmë të pasqyrës, atëherë edhe efekti i shikimit të thjeshtë është po ashtu i rritur, transmeton Koha.net. Sa më të madh që e kemi iluzionin e dorës apo shuplakës, dhimbja ekstreme është më e vogël.

Hulumtimi tregon sesi dhimbja është ndijore dhe emocionale në mënyrën sesi përjetohet dhe që ajo do të mund të na hapë zgjidhjet për trajtimet e reja të shërimit të dhimbjes.

Profesori i neuroshkencës nga John Moores University, Francis McGlone, shpjegon: “Kjo na tregon atë plasticitetin e vrazhdë të përpunimit të mënyrës së dhimbjes ashtu siç ajo në esencë është e përfaqësuar në tru. Shikimi ndikon në përpunimin e dhimbjes”.

Hulumtimi ka llogaritur sesi ndihet dhimbja akute pasi që sonda e nxehtësisë ka prekur duart e 18 pjesëmarrësve. Perceptimet vizuale të duarve të tyre janë manipuluar me ndihmën e pasqyrës, e cila ka ndryshuar në madhësi.

Shkencëtarët zbuluan sesi vullnetarët mund të durojnë nxehtësinë e shtuar prej 3 gradësh celsius kur kanë shikuar dorën e vet, për dallim prej kur ka qenë e errësuar. Kur dora ishte zmadhuar, pragu i dhimbjes është rritur akoma më shumë.

Prof. Patrick Haggard, autori i hulumtimit nga University College në Londër, ka thënë: “Njerëzit ende i këshillojnë fëmijët të mos shikojnë kur e marrin injeksionin apo kur ua marrin gjakun, por kemi zbuluar se shikimi në trup në fakt është analgjetik, kështu që vetëm shikimi në trup zvogëlon dhimbjen.”

“Prandaj, këshilla ime do të ishte të shikoni dorën, por të tentoni të shmangni shikimin e gjilpërës. Nëse është e mundur”, transmeton Koha.

Dr. Flavia Mancini, autorja kryesore e artikullit, ka përfunduar: “Terapitë psikologjike për dhimbje zakonisht fokusohen në burimin e dhimbjes, për shembull me ndryshimin e pritjeve apo të vëmendjes.”

“Mirëpo, nëse mendojmë jashtë kufirit të stimujve të dhimbjes, duke iu referuar trupit tonë, kjo mund të na çojë deri te trajtimet e reja klinike”.

Artikulli paraprakFillojnë gërmimet për varrezë masive te Kisha (Video)
Artikulli vijuesSHBA këtë vit pranon 10 mijë refugjatë sirianë