Instagram vjen në telefonat Windows

0
235

Aplikacioni i fotografisë për iOS dhe Android tash po vazhdon rrugën drejt sistemit të ri operativ të Microsoft.

Nga burimet e afërta të familiarizuara me planet e Windows të Microsoft-it është thënë se së shpejti planifikohet që aplikacioni Instagram të futet në platform, përkundër blerjes së aplikacionit kohën e fundit nga Facebook prej 1 miliard dollarëve.

Në anën tjetër Nokia ka paraqitur Lumia 920 javën e kaluar duke përmendur aplikacione ekskluzive për të gjitha pajisjet Lumia. Kompania gjithashtu ka postuar një video promocionale që aksidentalisht përfshin aplikacionin Instagram për telefonat Windows.

Në reklamën e fundit, mund të shihni aplikacionin duke punuar me informacione mbi ‘like’ dhe ‘comment’ në Instagram. Ende nuk dihet nëse aplikacioni do të mbështes funksionimin e kamerës me okluarët e ri por duket se Instagram do të jetë aplikacion i ndarë.

Lajmi i fundit na tregon se Nokia dhe Microsoft janë përkushtuar për t’u siguruar telefonave Windows aplikacionet më të famshëm në krahasim me rivalët e tyre. Mund të prisni të shihni Instagram për Windows para fundit të këtij viti. /Tg/kohaislame