Shpërthim në Stamboll ndaj policisë

Njoftohet se në lagjen Sulltangazi të Stambollit në orët e mëngjesit u organizua një sulm ndaj një stacioni policor.

Sipas të dhënave të para në sulmin ndaj stacionit policor 75 vjetori në lagjen Sulltangazi të Stambollit në krye të detyrës ka vdekur një polic ndërsa u plagosën 5 persona të tjerë.

Ndërkaq njoftohet se brenda në godinën e stacionit policor është gjetur edhe një mjet shpërthyes i cili është asgjësuar nga ana e specialistëve të çaktivizimit të bombave./trt/kohaislame

Artikulli paraprakInstagram vjen në telefonat Windows
Artikulli vijuesPakistan: 78 të vdekur nga vërshimet dhe të reshurat