Institucionet blejnë naftë më shtrenjtë

Një litër naftë me pakicë në disa prej pompave të karburanteve mund të blihet me 1.03 euro.

Por, institucionet e Kosovës që furnizohen me shumicë nuk munden me këtë çmim të blejnë produktin e njëjtë edhe pse në ekonominë tregut çmimi me shumicë gjiothmonë duhet të jetë më i lirë, transmeton Gazeta Tribuna.
Sipas Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucionet që furnizohen me naftë përmes Hib Petrol për muajin shkurt këtë mund ta bëjnë me çmim prej 1.04 euro.
 
“Këtë tabelë të çmimeve sipas kushteve të kontratës mund ta përdorin vetëm furnizuesi, ‘HlB Petrol” sh.p.k nga Ferizai dhe 37 Autoritetet Kontraktuese që shfrytëzojnë kontratën dhe janë të paraqitura në Aneksin nr 6 – Lista e Autoriteteve Kontraktuese.
 
Ky vendim do ti dërgohet Furnizuesit “HlB PETROL’, nga Ferizaj dhe një kopje e nënshkruar dhe e vulosur për nevojat e 37 Autoriteteve Kontraktuese do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë Qendrore të Prokurimit”, thuhet në vendimin e AQP-së. kohaislame
Artikulli paraprakNgritet aktakuza për asistentët dhe studentët e mjekësisë
Artikulli vijuesDhunë në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit