Instituti Demokratik i Kosovës:Të rinjtë e kanë model Albin Kurtin

Instituti Demokratik i Kosovës ka realizuar një anketë me qytetarë rreth asaj se cili nga politikanët e vendit është model për ta.

Nga rezultatet e nxjerrura del që ish-lideri i VV-së Albin Kurti të jetë përzgjedhur më së shumti si model për të rinjtë.

Pas tij, sipas drejtorit të këtij instituti, Ismet Kryeziu i cili e ka bërë të ditur këtë lajm është renditur kryeministri Ramush Haradinaj, më pas Vjosa Osmani, Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kush sipas mendimit tuaj është politikan model për Ju?Albin Kurti, 13.7%
Ramusha Haradinaj, 7.8%
Vjosa Osmani, 7.4%
Shpend Ahmeti, 7.3%
Hashim Thaçi, 7%
Kadri Veseli, 5.8%

Ndërkohë, Kryeziu njofton se janë 25.2% e të anketuarve që kanë thënë se nuk kanë ndonjë politikan model.“Është edhe një numër tjetër i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje të vogël”, tha ai.

Artikulli paraprakKatër politikan dhe Baton Haxhiu e kanë ditur skenarin për Specialen
Artikulli vijuesShpërthim i fuqishëm në Shën Petersburg