OLMERT: UNË DO TË KISHA KËRKUAR NDJESË NGA TURQIA

Ish-Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert kritikoi politikën e Netanjahut ndaj Turqisë.

Olmert në lidhje me bastisjen e përgjakshme ndaj anijes Mavi Marmara tha: “Nëse unë do të isha kryeministër, do të kisha kërkuar falje nga Kryeministri Erdoan dhe populli turk për humbjen e jetëve civile”.

Olmert në fjalimin që mbajti në konferencën e avokatëve të organizuar në Tel-Aviv, u shpreh edhe në lidhje me bastisjen e përgjakshme ndaj anijes Mavi Marmara.

Ish-Kryeministri i Izraelit tha: “Nëse unë do të isha kryeministër, do të kisha kërkuar falje nga Kryeministri Erdoan dhe populli turk për humbjen e jetëve civile. Gjithashtu do isha vënë në veprim menjëherë pas ngjarjes për të arritur kompromis me qeverinë”.

Anija Mavi Marmara që po dërgonte ndihma në Gazë, në vitin 2010, u sulmua nga Izraeli dhe në këtë bastisje humbën jetën 9 vullnetarë turq.

Olmert u shpreh edhe në lidhje me Palestinën dhe tha se revolta e tretë mund të fillojë në çdo moment.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm racist i Izraelit, Avigdor Lieberman që akuzohet për pastrim parash dhe shpërdorim të postit, u mor edhe një herë në pyetje nga policia për 40 minuta.

Kryeministri Benjamin Netanjahu bëri të ditur se për postin e ministrit të jashtëm do të propozojë Tzipi Livni e cila u nda nga partia Kadima dhe themeloi parti të re.

Artikulli paraprakKonvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione
Artikulli vijuesIRANI BËN STËRVITJE USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK