Intel paketon Core i5 në një PC 4 inç

Intel prezanton në Computex planet për një PC të vogël, që përmban një proçesor Intel Core i3 Ivy Bridge në një shasi kompjuteri 4×4.

Ndërtuesit e çipave e kanë quajtur këtë mini-kompjuter të ri NUC (Next Unit of Computing) ose Njësia Informatike e radhës. Sipas raportimit teknologjik, Intel pret të shohë në treg këta PC të vegjël, në 4 muajt e fundit të këtij viti me një çmim rreth 400$.

Kur ky kompjuter i ri, me paketim sa një libër, do të dalë në treg, do përfshijë në të proçesorët Core i3 2.7GHz. Përdoruesit nuk do mund të përdorin USB 3.0, por do të përdorin të paktën 3 porta USB-je, në një motherboard (njësi qëndrore) të vogël. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë një ndërfaqje HD, 4GB RAM dhe 40GB hapësirë e lirë në hard disk, një vend për PCIE ku do përfshihen opsionet e Wireless dhe Bluetooth.

Në qoftë se një paketim Core i3 nuk ju duket i mjaftueshëm, bëhuni gati për paketimet e radhës të i5 dhe i7, në ditët e ardhshme./pcworld al/kohaislame/

Artikulli paraprakQeveria dorëzon përgjigjet për Studimin e Fizibilitetit
Artikulli vijuesNë Ukrainë pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit