Intel përditëson linjën e pajisjeve SSD, duke sjellë një version të ri

Kompania Intel ka përditësuar linjën e pajisjeve SSD, duke sjellë versionin 335, një SSD të bazuar në “Sata unit” që ka transfertë rreth 6GB/s dhe memorie 240GB.

Gjiganti i çipave tha se versioni 335 sjell shpejtësi leximi rreth 500MB/s dhe shpejtësi shkrimi 450MB/s. Për pajisjet e zakonshme, mund të bëjë 42k IPOS dhe 52k IPOS tha Intel. Specifikat e 330 janë të ngjashme me to.

Por 335 të vetmin ndryshim nga paraardhësi e ka tek energjia të cilën e konsumon, duke përdor rreth 350m W ose 275m W, rreth 41% më pak energji se 330.

Ende nuk po flitet për çmimet e këtyre SSD-ve të reja, por të dhënat online po sugjerojnë se çmimi do të jetë rreth 150 pound.

Intel gjithashtu ka sjellë dhe një version të ri të softuerit për përdorimin e SSD, dhe ka ndryshuar atë në mënyrë që të punojë me Windows 8.

Aplikacioni, do ti ndihmojë përdoruesit që ta bëjnë SSD-në e tyre të punojë më mirë në ruajtjen e të dhënave. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakPutin ndërpret emisionin televiziv me pyetje
Artikulli vijuesPREDIKUESI NË MISION