Intelektualët Spanjollë gjejnë rehatinë ne Islam

Me mijëra spanjollë, veçanërisht intelektualët, akademiket dhe aktivistet e anti-globalizmit po gjejnë rehatinë në Islam.


“Hyrja ne Islam është ne rritje pavarësisht nga fushatat e egra te mediave,” thotë Abdul Nur Brado, kryetar i Bashkësisë Islame te Katalonias për IOL. Përafërsisht 3000 deri 4000 Katalonezë kanë hyrë në Islam kohëve të fundit. “Por numri mund të jetë edhe më i madh.” beson Barado. 

Mediat lokale kanë hasur se intelektualët, akademikët dhe aktivistet e anti-globalizmit përbëjnë pjesën me të madhe te të konvertuarve te rinj në Spanjë. Për herë të parë ne Kataloni hyrën në Islam disa persona në vitet e 60-ta. 

Krahina e Katalonisë në Spanjë përfshin një sipërfaqe prej 31.950 km2 me nje numër zyrtar prej 6.3 milion banorësh, dhe ka si kryeqytet Barcelonën. Është shtëpi e rreth 100.000 emigrantëve Marokenë. 

Spanja ka një minoritet prej 1.5 milion banorësh musliman prej 40 milionëve që ka krejt. Feja Islame është feja e dyte pas Krishterimit dhe është njohur nga ligji i të drejtave të religjionit, i lëshuar në vitin 1967. 

Numri në rritje 

Gjithashtu edhe ne krahinën veriore te Spanjës ne Palencia, shumë persona kanë hyrë në Islam. “Rreth 4000 persona hyjnë në Islam çdo vit,” thotë Seid El Rutabi nga Bashkësia Islame e Palencias. Ai thotë se shumë Spanjollë fillojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke gjurmuar thellë Islamin. “Dhe pasi ta bëjnë këtë, ata zbulojnë se kjo fe është ndryshe prej paragjykimeve qe ata kishin më herët.” 
Al Rutabi thotë se prej 150.000 muslimanëve ne Palencia vetëm 90.000 janë emigrant. “Kjo reflekton modën e re jo vetëm në Spanjë por edhe ne Evropë e SHBA.” /islamonline/

Artikulli paraprakXhamitë e Beogradit
Artikulli vijuesShkenca refuzon doktrinën e trinitetit