Shkenca refuzon doktrinën e trinitetit

Shkenca refuzon doktrinën e trinitetit 

Nga Shahid Khan 

Në dergesën transmetuar nga Ibn Xherir dhe Ibn Hatim një delegacion nga Naxhran erdhi tek i Dërguari (alejhi salatu ve selam) dhe diskutuan për Jezusin (Isën a.s.) birin e Merjemes dhe treguan se kush është babai i tij, duke ia atribuar gënjeshtrat Zotit. 

I Dërguari (alejhi salatu ve selam) iu qe drejtuar delegacionit dhe tha, “A nuk e dini se fëmiu i ngjan prindërve të tij.” Ata u përgjigjën pozitivisht. 

Ai tha, “ A nuk e dini se Zoti është përherë i gjallë, nuk vdes kurr, dhe se vdekja do ti vije Jezusit (pas ardhjes së tij të dytë).” Ata thanë, po. Ai tha, “A nuk e dini se Zoti ynë është mbrojtës i gjithckaje që ekziston, Ai është ruajtës dhe kujdesës dhe i jep mbështetje gjthckaje.” 

Ata thanë po. Ai tha, “ A posedoi Jezusi ndonjë prej këtyre cilësive?” Ata thanë, jo. Ai tha, “A nuk e dini se asgjë nuk i fshihet Zotit nën dhe mbi tokë apo edhe në qiejt.” 

Ata thanë, po. Ai tha, “A ishte në dijeni Jezusi (Isa a.s.) për të gjitha këto gjëra përvec atyre që Zoti ia bëri të mundur që ti njoh?” Ata thanë po. “ A e dini se Zoti ynë as nuk han as nuk pin dhe është i lirë prej cfarëdo atributi të ngathtësisë që pason njerëzimi, dhe Zoti e formoi Jezusin (Isën a.s.) në embrion ashtu sic dëshiroi Ai.” Ata thanë, po. Ai tha,” A nuk e dini se nëna e Jezusit e krijoi atë sic krijon secila grua tjetër, dhe pastaj ajo i dha lindje atij dhe e ushqeu sikurse cilado grua tjetër që ushqen fëmiun e saj, dhe ai hante, pinte, sekretonte dhe urinonte.” 

Ata thanë, po, Ai tha,” Andaj si mund të jetë ai nga pretendimi juaj dtth. Zot i biri. “ Ata akoma nuk e besonin të Dërguarin (alejhi salatu ve selam) pastaj Allahu zbriti ajetin: 

All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës. Kur’an (Ali Imran 3:2) 

Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë”!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Kur’an (El Bekare 2:116) 

Mbi dhe sipër dogmës së shfaqur të Zotësisë së Jezusit (Isës a.s.), gjithashtu Cifutët pretenduan se Ezra (Uzeiri a.s.) ishte i biri i Zotit dhe paganët thanë se engjujt janë vajzat e Zotit. Zoti i mohoi të gjitha ata. Ai është Madhështor dhe larg nga pretendimet dhe fabrikimet e mësipërme. Ai është Krijues i gjithckaje dhe gjithcka e krijuar varet nga existanca e tyre nga Ai. Së dyti Zoti është i Përhershëm, i Pavdekshëm dhe i Gjithpranishëm, por ai (njeri) i krijuar nga nëna është i vdekshëm. Por Zoti është i Përhershëm dhe i Përjetshëm andaj, vdekshmëria nuk mund të jetë bir i pavdekshmërisë. 

Shkenca moderne gjeti të vërtetat për atë cfarë i Dërguari (alejhi salatu ve selam) potencoi në shekullin e shtatë. Le ti konsiderojmë shenjat në ekzistencë dhe në atë trajtesë njerëzore sikurse të ngrënurit të ushqimit sikur që ishte edhe përmendur nga i Dërguari (alejhi salatu ve selam) gjithashtu dhe sipas udhëzimeve të Kur’anit. 

“Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës! Kur’an (Maide 5:75) 

Shkenca e e kishte zgjidhur mekanizmin i cili përmbush gjenezën ligjore të riprodhimit vetëm pas llojit të caktuar. Substanca është quajtur Acidi Dezoksiribonukleik (ADN) duke përmbajtur molekula komplekse të pranishme ne kromozome të të gjitha bimëve dhe qeliza shtazore duke poseduar kode të posacme për përcaktimin e karakteristikave trashëguese. 

ADN-ja është kompjuter mikroskopik me ndërtim memorik. Përmban në vete një numër projektesh fantastike dhe në kohë të duhur lëshon urdhëresa për të ndërtuar qeliza dhe struktura të të gjitha bimëve, shtazëve, dhe qenieve njerëzore nga lloji i tyre. 

Andaj, Ezra (Uzeiri a.s.) dhe Jezusi (Isa a.s.) kishin të gjtha kufijtë e formës njerëzore nga nëna e tyre: kufijtë e pjekurisë dhe mplakjes, të ngrënurit dhe të ekskretuarit, të pirjes dhe urinimit, punës dhe lodhjes, të qeshurit dhe të qajturit, të zgjuarit dhe të fjeturit, shqetësimit dhe fshehjes, frymëmarjes dhe pshtypjes, kufijtë e lodhjes dhe relaksimit, kufijtë e të fituarit dhe të humburit, kështu që secili me të gjitha këto kufizime (dobësi) nuk mund të jetë Zot, e as person me atribute të Zotit. 

Zoti është i Vetëm, para gjithckaje, Ai nuk ka Fillim e as Mbarim, dhe askush nuk mund të krahasohet me Të. 

Ckado që Muhamedi (alejhi salatu ve selam) iu kishte thënë përfaqësuesve të atij delegacioni të Naxhranit, është vërtetuar në kohët e sotshme nga shkenca moderne. 

Përktheu: Visar KORENICA

Artikulli paraprakIntelektualët Spanjollë gjejnë rehatinë ne Islam
Artikulli vijuesIntervistë – Pierre Vogel – Kam vendosur që ta thërras tërë Gjermaninë në Islam