Disa mijëra shqiptarë kanë dalë të shtunën për të protestuar kundër dhunës që është ushtruar të premten ndaj fëmijëve shqiptarë, pas protestës së organizuar gjatë ditës së djeshme nga ish-forcat e sigurisë maqedonase “Dinjiteti”. Protesta që është organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ka nisur në mesditë nga Çairi i Shkupit, duke kaluar nëpër Bit Pazar për të vazhduar para Qeverisë së Maqedonisë. Por, një pjesë e protestuesve tentoi të dalë nga kolona dhe të nisej drejt sheshit të Shkupit, me ç’rast është përleshur me forcat policore. Protesta doli jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet përgjatë rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”. Pas kësaj forcat policore kanë shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët kanë përdorur dhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit, që demolonin disa makina në Çarshinë e Shkupit. Jozyrtarisht mësohet se policia ka arrestuar tre protestues, ndërkohë që disa pjesëtarë të sigurisë kanë kërkuar dhe ndihmë mjekësore.
You Might also Like
Ku jeni o Hoxhallarë nga Tetova?! 16 valltare "bugarka" zbulohen në një lokal në Bogovinjë
Bogovinja, përsëri në qendrën e vëmendjes të opinionit publik. Kësaj here në kronikën e zezë,…
By
1 Min Read
Milionat e krerëve të shtetit: Nishani fitoi nga qiratë e dyqaneve, Meta nga shitja e apartamenteve, Rama nga pikturat
Ka ndryshuar pasuria e krerëve të shtetit shqiptar sipas deklaratave tashmë të dorëzuara zyrtarisht në…
By
8 Min Read
Djali 23 vjeçar rrah babain 68 vjeçar në Xhepçishtë të Tetovës
I.L.(68) është lënduar në kokë dhe në shpatullën e djathtë nga fshati Xhepçishtë pas dhunës…
By
1 Min Read
LSDM shpalos pretendimet e reja rreth përgjimeve të bisedave telefonike
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, shpalosi materiale të reja nga bisedat e përgjuara telefonike, të…
By
3 Min Read
Gjyqi Tahiri-Paloka, më 26 tetor jepet vendimi
Në Gjykatën e Lartë në Tiranë është zhvilluar procesi gjyqësor për akuzat ndaj Edi Palokës…
By
1 Min Read
Lëvizja BESA: Nëse Teuta Arifi nuk i pastron deponitë, atë do ta bëjmë ne
“Duke pasur parasysh ankesat e shumta nga ana e qytetarëve të Tetovës në lidhje me…
By
1 Min Read
