Invalidët e Policisë së Kosovës

Të paktën dy stacione të Policisë së Kosovës drejtohen nga persona me status të invalidit, shkruan sot Koha Ditore.
Stacioni i Policisë në jug të Mitrovicës dhe ai në Obiliq kanë për drejtues invalidë të luftës me shkallë jo të ulët.
 
Avni Zabeli është komandant në Mitrovicë e Bashkim Bytyqi në Obiliq. Emrat e tyre janë listuar në listat e invalidëve të luftës të Zonës operative të Drenicës.
 
Pavarësisht invaliditetit, dy zyrtarët policorë kanë pozita të larta në hierarkinë e Policisë, përcjell Koha.net. Megjithatë, në Polici kanë thënë se të gjithë zyrtarët u janë nënshtruar kontrolleve dhe verifikimeve përfshirë kontrolle të detajuara mjekësore.
 
Policia ka thënë se nuk kanë marrë informata se sa zyrtarë të saj kanë status invalidi. Zyrtarët policorë kanë shkallë invalidi nga 20 deri në 50 për qind.
Artikulli paraprakAkdoğan: Parlamenti Europian me miratimin e rezolutës ka humbur peshën e tij
Artikulli vijuesRaporti special për kthimin e Erion Zenës nga Siria