SHBA, poligam që jeton me 5 gra dhe 24 fëmijë

Kjo është familja e Brady Williams, një menaxher projekti në industrinë, i cili falë historisë së tij është kthyer në yllin e një reality show në TLC. 43-vjecari nga Utah është një nga 15 mijë poligamët perëndimorë.

Ai ka pesë gra dhe 24 fëmijë për të ushqyer të gjitha nga 2 deri 20 vjeç.

Edhe pse në shumicën e vendeve perëndimore poligamia është e ndaluar, me 13 dhjetor gjyqtari rrethit, Clark Waddoups e vendosi si antikushtetues ligjin, që ndalon poligaminë në shtetin e Utah, duke bërë që Brady dhe familja e tij të merrnin frymë lehtësisht.

Bashkëshorti i pesë grave ka publikuar disa foto me gratë e tij në Twitter, ku shfaqet tepër i qeshur dhe i lumtur.

My-Five-Wives-Williams-family-1388147144/Balkanweb/

Artikulli paraprakShpend Ahmeti prezanton ekipin e tij qeverisës
Artikulli vijuesPejë, theret një femër me thikë