Inxhinierët turq projektojnë buldozerin e parë lundrues në botë

Inxhinierët turq, kanë projektuar buldozerin e parë të blinduar në botë me veçorinë edhe të lundrimit.

Buldozeri i quajtur “AZMİM” i është dorëzuar Forcave të Armatosura Turke.

Inxhinierët turq hodhën firmën mbi një risi të rëndësishme.

Si rezultat i punimeve 4 vjeçare të Kërkim – Zhvillimit dhe projektimit, është prodhuar buldozeri i parë i blinduar që lundron, në botë.

AZMİM, pra Makineria Amfibe e Punës, e zhvilluar nga Kompania e Sistemeve të Mbrojtjes FNSS, do të përdoret për operacione nga Forcat e Armatosura Turke, për rregullimet e sipërfaqeve gjatë kalime lumenjve nga mjetet amfibe.

Kurse si makineri pune ato do të përdoren për lërime, rregullime, transport dhe për gërmime.

AZMIM është projektuar edhe për mburojë nga minat dhe predhat shpuese të blindimeve.

AZMIN bën 45 km në orë në tokë dhe 15 km në orë kur është duke lundruar.

Artikulli paraprakLidhja Arabe mbajti një mbledhje urgjente në Kajro për palestinezët
Artikulli vijuesMali, avancojnë kryengritësit muslimanë