iPhone 5 u projektua dhe u miratua në kohën kur Steve Jobs ishte gjallë. Ky lajm nuk duhet të habisë shumë ose të paktën ata që e njohin mirë kohën e nevojshme që duan produktet teknologjike.Ajo që blejmë sot të paktën në këtë sektor është projektuar e menduar të paktën 2 vite më parë. Kështu edhe iPhone 5 mbi të cilin shumë kush sot mendon se mban vulën e Tim Cook. Por s’është aspak kështu krijesa e fundit e Apple në fushën e telefonave inteligjentë është menduar e projektuar nga i ndjeri Steve Jobs.Ai që e zbuloi këtë fakt ishte prokurori i distriktit në San Francisko George Gascon krejt rastësisht. Ai po shqyrtonte mundësinë e vënies së një aplikacioni të quajtur “kill switch” që do të mundësonte fikjen e telefonave në rast se ata vidheshin.Vjedhjet e këtyre telefonavave në Kaliforni kanë qenë gjithnjë problem që në muajt e fundit është shpeshtuar. Në pamundësi për të rënë në gjurmët e të gjithë grabitësve apo hajdutëve prokurori Gascon në bashkëpunim me Apple po kërkon gjetjen e një mënyrë tjetër të parandalimit të vjedhjeve.Në fakt në shumë kompani që operojnë në fushën e produkteve teknologjike u duhen mesatarisht 2 vite punë për të hedhur në treg një produkt të ri. Kaq iu desh Blackberry-t për telefonin e tij të ri Z10. Ish-kreu i Nokia-s aktualisht drejtor i prodhimtarisë tek Blackberry thotë se aktualisht grupet e punës po punojnë për produktin që do të hidhet në treg në vitin 2016.
You Might also Like
Kujdes nga njoftimet mashtruese të Facebook!
Kini kujdes kur të hapni e-mail që ju thonë se jeni etiketuar në një foto…
By
Redaksia
1 Min Read
Zvogëlohet prodhimi i iPadit të ri
Prodhimi i iPadit të ri të Apple është ngadalësuar duke i bërë kështu disa investitorë…
By
Redaksia
1 Min Read
Përditësimi më i fundit i Facebook
Facebook ka përmirësuar aplikacionet për celular. Ka bërë ndryshime për opsionin e reklamave, duke i…
By
Redaksia
2 Min Read
Evropë, fillon shitja e LG Optimus L7 P700!
LG edhe zyrtarisht ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit në Android,…
By
Redaksia
1 Min Read
Bota po e pret me padurim tankun kombëtar të Turqisë “Altay”,
Bota po e pret me padurim... Tanku kombëtar i Turqisë, “Altay”, po numëron ditët për…
By
Redaksia
1 Min Read
Golf VIII arrin në 2018-n
Gjenerata aktuale e shtatë e Volkswagen Golf, e prezantuar në vitin 2012, edhe gjatë këtij…
By
Redaksia
2 Min Read
