SA ËSHTË NUMRI I IPHONE-ËVE TË SHITUR NGA APPLE?

Apple dhe Samsung ishin sërish në gjykatë gjatë ditës së premte, duke vazhduar diskutimet e tyre mbi akuzat që gjiganti elektronik korean kopjoi dizajnet nga titani teknologjik me bazë në Kaliforni.

Dy ndërmarrjet, sipas sinjalizimit të fundit nga Cannacord Genuity, llogarisin për 108 për qind të fitimeve nga tregu i smartfonëve botëror, raportoi CNET më herët gjatë kësaj jave. Humbjet nga ndërmarrjet e tjera shpjegohen me numrin mbi 100.

Gjyqi ka shpërndarë pak dritë në betejën mes ndërmarrjeve për kryesimin e smartfonëve, duke u përpjekur që të dyja që të lëshojnë shifrat e tyre për shitjet në Shtetet e Bashkuara.

Ashtu siç u raportua nga All Things Digital, mes qershorit të vitit 2010 dhe qershorit të vitit 2012, Samsung shiti 21.25 milionë telefona dhe 1.4 milionë tabletë Galaxy Tab dhe Galaxy Tab 10.1. Vlen të theksohet që modelet e vetme për të cilat Samsung tregoi ishin për ato që janë përfshirë në akuzat për shkelje. Është e njëjtë të thuhet që kjo përfshin shumicën e telefonave më të popullarizuar të Samsungut.

Ndërsa Apple, në Shtetet e Bashkuara, që nga viti 2007 kur edhe lëshua pajisja iPhone, ka shitur 85 milionë njësi të kësaj pajisjeje, ndërsa 34 milionë iPad që kur u lëshua kjo pajisje.

Sipas asaj që ka shkruar një analist i Asymco, Horace Deidu, udhëheqësi i tregut botëror të ndërmarrjes Phil Schiller tha në vlerësimin e vet që secili model i ri iPhone shiti përafërsisht të njëjtën sasi të telefonave sa të gjitha gjeneratat e kaluara të kombinuara.

Është një trajektore e vështirë për t’u mbajtur lart dhe Apple është duke bërë çdo gjë që të sigurohet që iPhone të mbetet si një brend i cili duhet të jetë në duart e sejcilit.kohaislame

Artikulli paraprakSi u vra Hasan Prishtina?
Artikulli vijuesVjedhja milionëshe në Hotelin e Barcelonës