Irak: 110 civil të vrarë

10 policë u bënë viktima të përleshjeve me kryengritësit e armatosur sunitë në qytetin e Mosul.

Gjatë dy ditëve të fundit përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve në Irak kanë çuar në vdekjen e 110 personave.

Përleshjet filluan më 23 prill, pasi ushtria filloi të shpërndajë protestuesit sunitë në qendrën e banuar Hawija në veri të Irakut.

Sunitët deklarojnë se ata keqtrajtohen nga qeveria shiite dhe kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Nouri Al-Maliki.

Artikulli paraprakBrahimi kërkon ndjesë për dështimin e misionit të tij
Artikulli vijuesFrancë: kundërshtarët e martesave të homoseksualëve kërcënojnë me luftë Kryetarin e Parlamentit