Militantët vranë të paktën 18 oficerë dhe ushtarë të Irakut në provincën Anbar të mbizotëruar nga sunitët të shtunën, duke përfshirë edhe një komandant i cili mbikqyri goditjet ndaj protestuesve sunit në fillim të këtij viti, thanë burimet e militantëve.
Postimet e militantëve në forumet e internetit e quajtën komandantin e vrarë, Muhamed Ahmed al-Kurwi, një “kriminel” dhe e festuan këtë sulm, të cilin burimet e sigurisë e përshkruan si të planifikuar dhe të ekzekutuar me kujdes.
Ministria e mbrojtjes thotë se Kurwi, komandant i Divizionit të Shtatë të ushtrisë, dhe disa oficerë të tjerë të lartë u vranë nga një bombë në anë të rrugës, ndërsa po ndjeknin militantët nga një kamp trajnimi në shkretëtirën Anbar.
Asnjë grup nuk e morri menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Asistent komandanti i Divizionit të shtatë, dhe disa oficerë të tjerë të lartë ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve në këtë sulm, thanë burimet./mesazhi/
You Might also Like
“Patriot”, në Turqi në fund të janarit
Bateritë e mbrojtjes raketore Patriot do të mbërrijnë në kufirin turko-sirian në fund të muajit…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan Turqia nuk mund të presë gjithmonë BE
Turqia nuk mund të qëndroje gjithmonë në pritje të vendeve të BE.Kryeministri i Turqisë, Rexhep…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia heq taksën për fermerët, ndërsa për të rinjtë ofron kredi pa interes
Këto janë disa masa lehtësuese që ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: Gjenerali al-Sisi njofton kandidaturën për president
Shefi i ushtrisë egjiptiane, mareshali Abdel Fattah al-Sissi deklaroi se do të jetë kandidat për…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulme ajrore të ushtrisë kriminale të Asadit, viktima edhe 14 fëmijë
Së paku 22 persona, duke përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë sot nga sulmet ajrore të…
By
Redaksia
1 Min Read
“Rusia, masa ushtarake kundër grupeve që shkelin marrëveshjen në Siri”
Rudskoj ka theksuar se do të "përdoret edhe forca ushtarake" ndaj atyre grupeve për të…
By
Redaksia
1 Min Read
