Erdogan: Operacioni i pistë

Ndaj bijve te dy ministrave te Qeverise turke eshte ngritur zyrtarisht aktpadi ne kuader te nje hetimi gjigant per korrupsion qe po zhvillohet ne vend.

Me te njejten situate perballen gjithashtu edhe kreu i bankes shteterore si dhe te pakten nje duzine personash te tjere. Te dyshuarit akuzohen gjithashtu per abuzim me pushtetin e mitmarrje me qellimin lehtesimin e procedurave. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e denoncoi hetimin si nje “operacion te piste” kunder Qeverise se tij.

“Siç e thashe edhe ne qytetin e Konyas, kjo qe po ndodh eshte shume e ndyre. megjithate guvernatoret e kane perdorur autoritetin e tyre per te larguar nga detyra oficeret e policise qe abuzojne me postin dhe jane te autorizuar ta marrin nje vendim te tille. levizje te ketij lloji do te kete edhe ne qytete te tjera”, thotë Erdogan.

Arrestimet e shumediskutuara nisen te marten, kur forcat policore ndermorren nje seri operacionesh blic ne stamboll e ankara. te enjten, drejtues te policise se Stambollit u pezulluan nga puna, e te njejtin fat do te pesonin me pas edhe 30 oficere te tjere te larte. hetimi per korrupsion ka shenjestruar njerez qe kane lidhje me administraten e erdoganit. Baris Guler, i biri i ministrit te brendshem Muammer Guler dhe Kaan Caglayan, djali i ministrit te ekonomise Zafer Caglayan ishin ne radhet e ndaluarve perkrah shefit ekzekutiv te bankes shtererore Halkbank, Suleyman Aslan. djali i nje ministri te trete te perfshire ne hetim, atij te mjedisit dhe planifikimit urban, Erdogan Bayraktar, u la i lire pasi u mor ne pyetje per disa ore. 
/tch/kohaislame

Artikulli paraprakAfganistan: Ministrja gjermane e mbrojtjes në vizitë të paparalajmëruar
Artikulli vijuesIrak, 18 ushtarë dhe komandanti u vranë në pritë