Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar, ndërsa Fox Neews raporton për të paktën tre persona të vdekur. Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve, transmeton TCH. Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë. “Kam parë dy shpërthime. I pari ka ndodhur afër cakut të vrapimit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, kurse më pastaj ka dalë një tym i zi. Kemi filluar të ikim”, ka thënë një dëshmitare nga vendi I ngjarjes. Lidhur me shpërthimet menjëherë është informuar presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden. Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti Obama ka urdhëruar që të lënduarve t’u jepet ndihma e nevojshme mjekësore dhe të angazhohen forca shtesë që vendi i goditur nga shpërthimet sa më parë të sanohet. Policia dhe shpëtimtarët janë në teren dhe po hetojnë se si ndodhi shpërthimi dhe kush mund të jenë shkaktarët. Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet. /Tg/kohaislame
You Might also Like
Në Austri sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
Në këtë garë përballen kandidati i të djathtës ekstreme Hofer me kandidatin e të majtëve,…
By
Redaksia
1 Min Read
Kriza e refugjatëve, përshkon edhe në Festivalin e Filmit në Venecia
Pothuajse e tërë bota është prekur nga dhembja dhe nga vuajtjet e refugjatëve të dëshpëruar…
By
Redaksia
2 Min Read
LAVROV: PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE DO TË ISHTE VETËVRASJE PËR REGJIMIN E SIRISË
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar për herë parë publikisht…
By
Redaksia
3 Min Read
Opozita izraelite akuzon Netanjahun për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë
Shefi i opozitës izraelite, Shaul Mofaz akuzoi të mërkurën kryeministrin, Benjamin Netanjahu për ndërhyrje në…
By
Redaksia
1 Min Read
Konfirmohet dënimi kundër opozitarit malajzian
Gjykata e Lartë në Malajzi ka hedhur poshtë apelin e liderit të opozitës, Anwar Ibrahim,…
By
Redaksia
1 Min Read
Hamasi do ta befasojë Izraelin në konfliktet e ardhshme
Nënkryetari i zyrës politike të lëvizjes palestineze Hamas, tha se Hamasi në konfliktet e ardhshme…
By
Redaksia
1 Min Read
