Netanyahu: Jerusalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit

Kryeministri i Izraelit me fjalët e zgjedhura ka lavdëruar ushtrinë izraelite dhe tha se të gjithë janë bindur në “guximin dhe frymën luftëtare” të saj gjatë operacioneve të vitit të kaluar në Rripin e Gazes.
 
 Me manifestime të ndryshme Izraeli sot shënon Ditën e Pavarësisë, ndërsa kryeministri izraelit me këtë rast ka deklaruar se Jerusalemi do të mbetet “kryeqytet i përjetshëm” i këtij vendi.
 
Benjamin Netanyahu me fjalët e zgjedhura ka lavdëruar ushtrinë izraelite dhe tha se të gjithë janë bindur në “guximin dhe frymën luftëtare” të saj gjatë operacioneve të vitit të kaluar në Rripin e Gazës.
 
“Kur shikojmë vendet e rajonit, shohim se Izraeli është shtet unik. Izraeli garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e tij dhe është i bazuar në sistemin demokratik”, pretendon Netanyahu.
 
Ushtria izraelite më 7 korrik vitin e kaluar ka nisur ofensivën ajrore, ndërsa dhjetë ditë më pas edhe ofensivën tokësore ndaj Gazës. Sulmet kanë zgjatur rreth dy muaj, ndërsa bilanci ishte mijëra të vrarë dhe të plagosur, qindra mijëra të zhvendosur, pothuajse infrastruktura e shkatërruar në Gaza. 
 
Izraeli më 14 maj 1948 është shpallur shtet, që është më 5 maj sipas kalendari hebre. Kjo datë sipas kalendarit hebre shënohet si Festë e Pavarësisë, që këtë vit shënohet pikërisht më 23 prill. Asambleja e përgjithshme e OKB-së e ka njohur Izraelin  një vit më pas, më 11 maj 1949.kohaislame
Artikulli paraprakBilanci i operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” në Jemen
Artikulli vijuesUP-ja u kërkon komisioneve recensuese të “skanojnë” punimet e dyshimta shkencore