Irak: Afro 40 të vrarë në valën e sulmeve me bomba

1 Min Read

Afro 40 vetë janë vrarë sot në valën e sulmeve me bomba në gjithë Irakun.

Zyrtarët thanë se sulmi më vdekjeprurës ishte ai në Hilla, në pjesën jugore të Irakut, që është e banuar me popullatë shumicë shiite.

Nga dy bomba këtu janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur afro 90 të tjerë.

Në qytetin e shenjtë shiit Qerbela, në jug të Bagdadit, nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë së paku pesë vetë dhe plagosur së paku 20 të tjerë.

Disa të tjerë janë vrarë në Falluxha, afër patrullës së policisë, dhe në Mosul.

Share This Article