Irak, milicët shiit kryejnë sulme hakmarrëse mbi sunitët në Rutba

0
472

ANBAR (AA) – Kryetari i një fisi në Irak ka akuzuar milicinë shiite se po kryen sulme hakmarrëse mbi popullatën sunite në qytetin Rutba të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Milicia ‘Hashd al-Shaabi’ ka nisur një fushatë të madhe hakmarrëse kundër banorëve të qytetit”, deklaroi për AA, Assem al-Kasbi.

Ai njoftoi se pjesëtarët e milicisë shiite kanë shkatërruar me eksploziv një xhami të qytetit dhe u kanë vënë flakën disa shtëpive në qendër të qytetit, të cilin së fundmi e morrën nën kontroll nga militantët e DEASH-it.

E themeluar dy vite më parë, milicia “Hashd al-Shaabi’ vepron nën ombrellën e milicisë pro qeveritare e formuar për të luftuar DEASH-in.