Irak: Të paktën 12 të vdekur nga sulmet në vend

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga sulmet në Irak, tre nga një atentat kamikaz, në veri të vendit si dhe 165 janë plagosur, bënë të ditur burime zyrtare.

Atentati i kryer nga një kamikaz, ndodhi në Dibis, rreth 55 kilometra në veriperëndim të Kirkukut.

“Dy policë dhe një civile kanë humbur jetën nga shpërthimi”, theksuan burimet zyrtare vendase.

Sipas burimeve, numri i të plagosurve ka arritur në 165 persona.

Për më tepër, një burrë humbi jetën në veri të Bagdadit dhe një tjetër në lagjen al-Amil, në jug të kryeqytetit irakian.

Në Mosul, rreth 350 kilometra në veri të kryeqytetit, një ushtar dhe një polic humbën jetën gjithashtu.

Artikulli paraprakSa ndihmon Turizmi për të njohur Kosovën e re
Artikulli vijuesSiri – 116 të vdekur në përleshjet e 24 orëve të fundit