Tërmeti në Afganistan, zgjerohen kërkimet (Foto)

Ekipet e shpëtimit kanë zgjeruar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ka goditur zona të largëta të Afganistanit dhe Pakistanit, të hënën.

Së paku 275 njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa mbi 2,000 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat malore, ku efektet e tërmetit janë ende të paqarta.

Tërmeti, me fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka pasur epiqendrën në rajonin Hindu Kush të Afganistanit dhe është cilësuar si më i rëndi në këtë rajon në disa dekada.

Artikulli paraprakVIDEO – Nëse dikush ta ofendon fenë, si të sillemi me at njeri
Artikulli vijuesRusia: Rebelët sirianë, disa herë në Moskë; FSA: Mos na bombardoni