Siri – 116 të vdekur në përleshjet e 24 orëve të fundit

Nuk ka të ndalur dhuna në Siri. Bëhet e ditur se nga operacionet ushtarake që forcat e varura nga Esadi kanë bërë gjatë 24 orëve të fundit në shkallë vendi kanë gjetur vdekjen 116 vetë.

Në sulmet që janë organizuar në lagjet periferike të Damaskut kanë humbur jetën 43 persona.

Lajme për sulme vazhdojnë të vijnë edhe nga qytetet Halep, Hama, Humus, Dera, Idlib, Dejr’uz Zur dhe Haseki.

Nga operacionet ushtarake që forcat e varura nga Esadi kanë bërë gjatë 24 orëve të fundit në shkallë vendi kanë gjetur vdekjen 116 vetë.

Këshilli i Revolucionit të Përgjithshëm të Sirisë bëri ti të ditur se opozitarët kanë rrëzuar një avion luftarak tip MIG në pjesën perëndimore të qytetit Rakka.

Njoftohet se në terren vazhdojnë luftime të ashpra ndërmjet forcave të Esadit dhe ushtrisë për Sirinë e Lirë.

Artikulli paraprakIrak: Të paktën 12 të vdekur nga sulmet në vend
Artikulli vijuesNë Arabinë Saudite kanë shterruar ekzekutorët e kualifikuar