Irak, vritet zëdhënësi dhe 44 militantë të ISIS-it

Sipas informacioneve paraprake njoftohet se së bashku me zëdhënësin e ISIS, Ebu Muhammed el-Adnani janë vrarë 44 militantë në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Ziya Kazim Debbus, komandanti i operacioneve në El-xhezire ve El-Badije të Anbarit tha në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency se avionët e forcave të koalicionit kanë bombarduar bazën e ISIL në veri të Irakut, ku si pasojë e bombardimeve është vrarë zëdhënësi i ISIS, Ebu Muhammed el-Adnani dhe 4 militantë të tjerë. Debbus ka deklaruar se baza që përdorej nga militantët e organizatës për operacionet në Anbar është shkatërruar.

 

Në anën tjetër komandanti i Forcës së Ushtrisë së Anbarit, Kasëm el-Muhammedi, ka theksuar se militantët e ISIS kanë sulmuar forcat e sigurisë në rrugën Ramadi-Felluce dhe si pasojë e kundërpërgjigjes së forcave të policisë dhe ushtarake u vranë 40 persona duke përfshirë dhe 2 kamikazët të cilët po përdornin mjetet e ngarkuara me lëndë plasëse.

 

Në Irak disa grupe të armatosura nën udhëheqjen e ISIS pas marrjes nën kontroll të Mosulit dhe të disa rajoneve të tjera në muajin qershor e deri më tani në vende të ndryshme të vendit, vazhdojnë konfliktet e armatosura mes ISIS dhe forcave të sigurisë. Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së kryejnë sulme ajrore ndaj bazave të ISIS.

Artikulli paraprakGazeta Zvicerane: Inxhinieri gjerman: Kosova ka thesar brenda që do tu mundësonte kosovarëve të jetojnë si sheikët e Gjirit
Artikulli vijuesHolandë, hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje për zjarrvënie ndaj xhamive