Internet.org mëton t'i jap çasje në internet të gjithë botës

Facebook dhe disa gjigantë të tjerë e kanë lansuar një iniciativë të mërkuren që është e disenjuar për t’i dhënë të gjithë botës çasje në internet, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Projekti është emërtuar “Internet.org” dhe qëllimi i tij është që të shkurtojë shpenzimet e shërbimeve të internetit për telefonat e mençur (smartphone) në vendet në zhvillim.

“Çdo gjë që facebook e ka bërë është që t’iu jap njerëzve në të gjithë botën fuqinë për tu lidhur me internet”, ka thënë thelemuesi i Facebook, Mark Zuckerberg përmes një deklarate.

“Momentalisht ka barriera në vendet që janë në zhvillim e sipër për tu lidhur me internet dhe për t’iu bashkuar ekonomisë së njohurisë. Internet.org krijon një partneritet global që do të punojë për te tejkaluar këto sfida, duke e bërë edhe çasjen në internet të mundshme për ata njerëz që momentalisht nuk mund t’a përballojnë çmimin e tij”, ka thënë më tej, Zuckerberg.

Deri më sot, rreth 2.7 miliard njerëz apo pak më shumë se një e treta e popullsisë në botë kanë çasje në internet ndërsa numri i përdoruesve të rinj po rritet ngadal, çdo vit.

Partnerët e tjerë në projekt janë, Nokia, Ericsson, Samsung, Qualcomm, MediaTek dhe Opera, derisa që projektit pritet t’i bashkohen edhe Twitter dhe LinkedIn.

Shtatë partnerët themelues të projektit do të zhvillojnë një projekt të përbashkët, të ndajnë njohuritë me njëri tjetrin dhe mobilizojnë qeveritë dhe industrinë që ta lidhë botën me internetin.

“Në veçanti ne duam që të thjeshtësojmë aplikacionet në telefona celular duke i bërë ata me efikas dhe të përmirësojë komponentët e telefonit dhe rrjetet që të punojnë më mirë derisa konsumojnë më pak energji”, thuhet më tej në këtë deklaratë

Ata gjithashtu duan që të zhvillojnë telefona të mençur (smartphone) të kualitetit të lartë por me çmim më të lirë dhe të krijojnë partneritete për çasje më të madhe në internet në komunitete që kanë më pak shërbime të internetit.

Projekti në fillim ishte përballur me skepticizëm, por gradualisht ka arritur të fitojë kompanitë e mëdha në industrine e kompjuterave.

Shtytja e re po bëhet në një kohë kyçe për grupet e teknologjisë. Tregjet aktuale janë të ngopura me teknologji dhe në to ka pak potencial për rritje të tregut, derisa rajone të varfra në Afrikë, Amerikë Latine dhe disa pjesë të Azisë konsiderohen si zona të mbushura me klientë të ri potencial.

Artikulli paraprakAfganët dëshmojnë në gjykimin e terroristit amerikan Bales
Artikulli vijuesIran-Irak: 25 vjet "paqe" nga përfundimi i luftës