Irani dhe Pakistani do të ndahen me një mur të pakalueshëm

1 Min Read

Autoritetet e Pakistanit dhe Iranit ranë dakord për të ndërtuar një mur në kufi, në mënyrë që të luftojnë trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, njofton të mërkurën gazeta pakistaneze “Nation”.

Gjatësia e kufirit midis Iranit dhe Pakistanit është rreth 900 km. Nëpërmjet Iranit kalojnë dy rrugë kryesore të furnizimit të drogës – nga Afganistani në Evropë dhe në vendet e Botës së Vjetër nga Gjiri Persik.

Shumica e lëndëve narkotike depërton në Iran nga Afganistani, megjithatë opiumi afgan shpesh herë vjen edhe nga Pakistani.

Share This Article