Në Arabinë Saudite kanë shterruar ekzekutorët e kualifikuar

Autoritetet e Arabisë Saudite po shqyrtojnë mundësinë e zëvendësimit të prerjes publike të kokës me shpatë me ekzekutimin me pushkatim.

Komisioni, i formuar nga përfaqësuesit e disa ministrive, arriti në përfundimin se vendi do të jetë i detyruar ta ndërmarrë këtë hap për shkak të mungesës akute të ekzekutorëve (xhelatëve) të kualifikuar.

Në lidhje me këtë komisioni u rekomandoi autoriteteve të shqyrtojnë mundësinë e kalimit nga metoda tradicionale e ekzekutimit të dënimit në një metodë më moderne, e cila presupozon përdorimin e njësive të pushkatimit.

Zakonisht në Arabinë Saudite në vit ekzekutohen nga 50-100 vetë.

Artikulli paraprakSiri – 116 të vdekur në përleshjet e 24 orëve të fundit
Artikulli vijuesMe “Like”, përdoruesit e Facebook padashje zbulojnë sekretet e tyre intime