Isak Njutoni ishte gjeni, por edhe ai humbi miliona…

Sir Isaac Newton

Isak Njutoni ishte një prej njerëzve më të zgjuar që ka jetuar ndonjëherë.

Por ka një dallim të madh mes të qënit një fizikant i zgjuar dhe një investitor i zgjuar.

Ekziston një anektodë shumë interesante mbi aventurat e Njutonit, në investimet e tij në Kompaninë “Deti i Jugut”.

“Në pranverën e vitit 1720, Sër Isak Njutoni zotëronte aksione në Kompaninë Deti i Jugut, aksionet më të pëlqyera në Angli. Duke nuhatur që tregu po dilte nga kontrolli, fizikani i madh pëshpëriti “se mund të llogariste lëvizjet e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve”.

Njutoni shiti menjëherë aksionet e tij në Detin e Jugut duke futur në xhep 100% fitime, për një total prej 7000 stërlina. Por vetëm pak muaj më vonë, i rrëmbyer prej entuziasmit të tregut, Njutoni bleu sërish me një çmim shumë më të lartë – dhe humbi 20000 stërlina. Për pjesën e mbetur të jetës, ai ndaloi cilindo që t’i përmendte fjalët ‘Deti i Jugut’”.

Njutoni nuk ishte budalla, sigurisht. Ai ishte njeriu që shpiku njehsimin dhe konceptoi tre ligjet e lëvizjes.

Por ky episod tregon se nuk ishte investitor i zgjuar, sepse lejoi që emocionet ta kontrollonin, dhe kështu u përfshi prej joracionalitetit të turmës.

Si i thonë, problemi më i madh i një investitori ka gjasë të jetë vetja e tij. /

Artikulli paraprakRussiaGate: Raporti i MI6 për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Trump është “70-90% i saktë”
Artikulli vijuesNjë leksion brilant i Adam Smithit, babai i ekonomisë, që duhet mësuar sa më herët në jetë