Ish ambasadori Ruzhin kritikon Evropën se nuk kujdeset për sirianët që vdesin për bukë!

Shkup, 2 shtator- Profesori universitar Nano Ruzhin në profilin e tij në Facebook komentoi krizën e refugjatëve që ka kapluar Maqedoninë dhe Evropën.
“ Kriza me refugjatët e vendosi BE-në në një test të madh sidomos kur është në pyetje shpirti i Shengenit. Edhe në Gjermani dhe Francë elitat politike janë të shqetësuara nga menyra joprincipiale e disa anëtarëve të BE-së, popujt e të cilëve gjatë luftës së ftohtë në mënyrë masive emigruan në Perëndim. Sot të njëjtat popuj nuk e respektojnë të drejtën e refugjatëve që e kanë shfrytëzuar gjyshërit e tyre”, shkroi Ruzhin.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakU jepen vërtetime 1.487 migrantëve
Artikulli vijuesDy të rinj shqiptar shpëtuan një plakë maqedonase në Matkë