Ish-këshilltari i Papës në gjyq

Ish këshilltari i Papa Benediktit të 16, Paolo Grabiele përballet me gjyqin në Vatikan në akuzen për vjedhje të rëndë.

46 vjeçari ka pranuar marrjen e dokumentave konfidenciale dhe rrjedhjen e tyre në mediat italiane.
Gabriele u ka thënë hetuesve se ai shpresonte që me marrjen e dokumenteve të nxirrte në pah “djallin dhe korrupsionin” brenda kishës.
Ndërkohe që nëse shpallet fajtor ai rrezikon 4 vjet burg dhe do ta vuajë dënimin në burgjet italiane.
Në gjyq ai do të paraqitet me teknikun e kompjuterave Klaudio Shiarpateli, i cili akuzohet për ndihmë në kryerjen e krimit. Paolo Gabriele ishte njeriu më i besuar i Papës për vite me radhë.
Kodi kriminal i Vatikanit, bazohet në praktikat ligjore italiane. Vitin e kaluar gjykata trajtoi mbi 220 çështje, të cilat kryesisht kishin të bënin me krime të vogla. Gjykata normalisht mblidhet të shtunave. Ndërkohe për sa i përket gazetarëve, vetëm 8 prej tyre do të lejohen, ndërsa kamerat janë të ndaluara. Po ashtu gazetarët duhet të dorëzojnë telefonat tek stafi i sigurisë së Vatikanit për të ndaluar komunikimin e tyre me botën jashtë. Asnjë nga qindra priftërinj, peshkopë, kardinalë, që punojnë brenda selisë së shenjtë, apo dhe administrata qendore e kishës katolike romake, nuk është akuzuar për shkelje të rëndë të sigurisë.
E ashtuquajtur “skandali vatileaks” ka shkaktuar debate dhe reagime mbi lidhjet që ekzistojnë mes korrupisonit dhe konfliktit të brendshëm në selinë e shenjtë./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSuedia lejon Ezanin në altoparlant në një Xhami në Stokholm
Artikulli vijuesKompanitë kabllore dëshirojnë të përjashtojnë konsolat