Ish-kryeministri i Gjeorgjisë dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë në Gjeorgji ka dënuar aleatin kryesor të Presidentit, Mikhail Saakashvili për përvetësim dhe abuzim me detyrën.

Vano Merabivshvili, që ka mbajtur  për tetë vjet postin e ministrit të Brendshëm para se të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012, është dënuar me 5 vjet burg.

Pasi partia e Saakashvili-t humbi zgjedhjet dhe rivali i tij, Bidzina Ivanishvili u zgjodh kryeministër, prokurorët kanë hapur çështje kundër disa aleatëve të ish-Presidentit.

Merabishvili, që drejton partinë e Saakashvili-t, u arrestua në maj 2013-të pasi u akuza se kishte përfshirë 22 mijë punonjës të fushatës së partisë së tij në listën e pagesës së Ministrisë së Punës. Ai gjithashtu është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar një banesë në bregdet dhe për përdorimin e fondeve qeveritare. Merabishvili nuk i ka pranuar akuzat duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht. Avokatët e tij thanë se do ta apelojnë çështjen./shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakPërhapja e imoralitetit, përmbyllje e mirësive
Artikulli vijuesMaqedoni: Arrestohen tre të dyshuar për eksplodim