PALESTINA NDËRMERR INICIATIVA POLITIKE

Presidenti palestinez Mahmud Abbas intensifikon takimet e tij diplomatike me qëllim të parandalimit të ndërtimit të vendbanimeve të jashtëligjshme të çifutëve.

Palestina ndërmerr një iniciativë diplomatike.

Presidenti Mahmud Abbas intensifikoj takimet e tij diplomatike me qëllim të parandalimit të ndërtimit të vendbanimeve të jashtëligjshme të çifutëve.

Mahmud Abbas njoftoj se ka filluar kontaktet me gjitha palët përkatëse me në krye Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim të parandalimit të ndërtimit të vendbanimeve çifute nga ana e udhëheqjes së Izraelit në territoret e pushtuara të Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor.

Në mbledhjen e mbajtur me zyrtarët palestinezë në Ramallah, Presidenti Abbas tha se “Vazhdimi i ndërtimit të këtyre vendbanimeve është tregues se Izraeli nuk dëshiron paqe”.

Abbas gjithashtu tha se shpreson që në një kohë të afërt në Kajro të Egjiptit të rifillojnë bisedimet mes El Fetahut dhe Hamasit dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet egjiptiane. Ai deklaroj se “Tanimë ka ardhur koha që të shqyrtohet në mënyrë shumë serioze tema e marrëveshjes mes dy subjekteve politike palestineze”.kohaislame

Artikulli paraprakThirrje për protesta të reja në Egjipt
Artikulli vijuesIsufi nuk e përjashton Veselin për kabinetin “Haradinaj”