WASHINGTONI NXIT QEVERINË E EGJIPTIT DHE USHTARAKËT PËR BASHKËPUNIM

SHBA-ja u bëri thirrje ushtarakëve dhe qeverisë në Egjipt të bashkëpunonin, një ditë pas largimit të ministrit të Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu të ushtrisë, Marshallit Hussein Tantavi, nga presidenti Mohamed Morsi.

“Është shumë e rëndësishme që ushtarakët dhe civilët të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe ato të sigurisë me të cilat po përballet aktualisht Egjipti”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

“Shpresojmë që deklaratat e presidentit Morsi do t’i mundësojnë vendit dhe popullit egjiptian të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje”, theksoi Carney.

Artikulli paraprakKinë: Përleshje e policisë me tibetianët, një i vrarë
Artikulli vijuesIsh-ndihmësi i Papës do të gjykohet për vjedhje