Italia sot përcjell 281 viktimat e tërmetit tragjik, lëkundjet s’ndalen

Italia është në zi për viktimat e tërmetit tragjik që ra në orët e para të ditës së martë. Deri më tani shënohen 281 viktima, ndërsa qindra persona janë të plagosur.

Tërmeti ka shkatërruar zona të tëra në Arkuata del Trontos dhe Peskara del Trontos.

Besohet se ka ende disa të humbur, por nuk ka një numër të saktë. Ndërkaq mediat e vendit fqinj kanë bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm janë ndjerë të tjera lëkundje, por që fatmirësisht nuk kanë sjellë pasoja të tjera.

Mediat italiane kanë publikuar edhe idenditetet e para te viktimave, mes të cilave është bashkangjitur edhe fotografia e Erion Toros, djalit nga Shqipëria, i cili do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Kurjan.

Puna e ekipeve të shpëtimit vijon me intensitet, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë të pakta. Deri tani rreth 215 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve tha se, edhe pse probabiliteti për të mbijetuar është tepër i ulët, operacionet e kërkimit do të vazhdojnë.

Identifikimi i personave të zhdukur është tepër i vështirë pasi shumica ishin turistë. Kryeministri Matteo Renzi, ka premtuar se, do ta rindërtojë zonën e shkatërruar.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar polemikat mbi përse vendi ishte kaq i papergatitur për një fatkeqësi të tillë, kur dihet që zemra e Italisë është një nga zonat më sizmike të Europës.

aptopix-italy-quake 154201278-4d6fe159-dbaf-41f3-800e-0b8d1d46bc6f-1

Artikulli paraprakMoskë, zjarr në një shtypshkronjë, vdesin 17 persona
Artikulli vijuesErdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull