Ish-policë të Serbisë kërkojnë të bëhen policë të Kosovës

0
155
Të pakënaqur me pozitën e vet, ish punëtorë të ish – Drejtorisë së Policisë për Mitrovicën të cilët nuk janë të integruar në Policinë e Kosovës, po kërkojnë që menjëherë të pranohen në Policinë e Kosovës ose t’iu mundësohet kthimi në MPB-në e Serbisë.
 
Ata janë 130 sish ndër të cilët edhe 22 ish – policë.
 
Këta të fundit kërkojnë sqarime pse nuk janë pranuar në policinë e Kosovës
 
Në shenjë pakënaqësie me pozitën e vet aktuale, ata kanë paralajmëruar se sot në orën 11 do të bllokojnë lokalet e ndërtesës së
 
Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, njofton gazeta serbe “Novosti”, transmeton koha.net.
 
Të pakënaqurit, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, paralajmërojnë edhe bllokimin e stacioneve policore përkatësisht bllokimin ndërtesës së EULEX-it në Mitrovicën veriore.
 
Sipas Marrëveshjes së Brukselit, shkruan gazeta e Beogradit “Novosti”, më 25 dhjetor ishte marrë vendimi me të cilin rreth 400 punëtorëve të MPB së Serbisë në Mitrovicën veriore, iu ndërpritej marrëdhënia e punës ose pensionimi me kusht.