Ish- refugjatja, fiton 1 milion dollar në çmimin global të mësimdhënies

Mësuesja Palestineze, ka fituar 1 milion dollarë në çmimin global për mësimdhënëse, ku çmimi iu dha përmes një videomesazhi nga Papa Francis.

Hanan Al Hroud ishte rritur në një kamp Palestinez dhe tani është mësuese e refugjatëve. Specialiteti i saj është mbështetja e fëmijëve që kanë qenë të traumatizuar nga dhuna.

Ajo ka thënë: “Mësuesit mund ta ndryshojnë botën”.

Ajo jep mësim në qendra të refugjatëve, duke mësuar fëmijët aty. Ka thënë që çmimin e saj do ti shpenzojë për studentët për të mbështetur ata.

Çmimi global për mësimdhënësit përfshinë shumë vende si India, Kenia,Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.Në këtë garë kishte më shumë se 8,000 aplikues./KohaIslame

Artikulli paraprakErdogan: Turqia mirëpret refugjatët, Perëndimi hipokrit
Artikulli vijues“Po bëhet propagandë e egër ndaj refugjatëve”