​ISIS’i merr përgjegjësinë për bombardimin e xhamisë në Arabinë Saudite

0
182
Grupi militant ISIS ka marrë përgjegjësinë për bombardimin e xhamisë, e cila përdorej nga forcat e sigurisë në jugperëndim të Arabisë Saudite, ku janë vrarë të paktën 15 persona.
Një deklaratë që po qarkullon nëpër mediat sociale të grupi ne fjale, thuhet se sulmuesi me bomb është infiltruar “në kampin ushtarak” të forcave speciale saudite në Pronvincën Asir, që gjendet në kufi me Jemenin.
 
Në deklaratë nuk thuhet specifikisht se është sulmuar xhamia.
 
Bombardimi i sotëm ishte sulmi më vdekjeprurës që militantët e ISIS kanë kryer kundër forcave të sigurisë të Arabisë Saudite.
 
Shpërthimi ndodhi në kohën kur besimtarët ishin duke u falur në xhami.
 
Media shtetërore fillimisht ka raportuar për 17 të vrarë por Ministria e Brendshme më vonë ka thënë se numri i viktimave është 15./REL/