ISIS kontrollon gjysmën e Sirisë

0
199
ISIS ka marrë kontrollin e bazës ajrore, burgut, zyrës qendrore të inteligjencës dhe gjithashtu kanë hyrë në pjesën historike të qytetit Palmira.

Më shumë se 100 forca të pro qeveritare të Sirisë raportohet se janë vrarë apo kapur peng nga ISIS në qytetin historik të Palmirës.
 
Grupi i militantëve të ISIS kanë marrë kontrollin e bazës ajrore, burgut, zyrës qendrore të inteligjencës dhe gjithashtu kanë hyrë në pjesën historike të qytetit.
 
Me marrjen e kontrollit të këtij qyteti, kjo do të thotë se ISIS kontrollon tashmë më shumë se gjysmën e territorit të Sirisë.
Grupi prej kohësh kontrollon pjesën veriore dhe lindore të Sirisë, ku pjesa më e madhe është shkretëtire. Kjo është hera e parë që ISIS merr në kontroll një qytet me popullsi kaq të madhe.
 
Ministri i Brendshëm i Sirisë, Mohamad al-Shaar thotë se qeveria po bën çdo gjë për të mbrojtur rrënojat antike në Palmira, vend i trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO.