“Islami është mëshirë” thotë regjisori që ka fituar Oskar

Regjisori i njohur amerikan Francis Ford Coppola ka mbrojtur Islamin duke cituar ajete nga Kurani në një mënyrë prekëse.

Ai e ka filluar përgjigjjen ndaj pyetjes për atë se çfarë po ndodh në botë duke thënë se fjalët e para të Kuranit janë në Emër të Zotit, Mëshiruesit dhe Mëshirplotit dhe se Mëshira e Zotit përsëritet dy herë vetëm në faqen e parë të Kuranit duke cituar suren Fatiha.
“Nëse ju e dini Kur’anin, fjalët e para janë: “Në emër të Zotit, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit. Lavdëruar qoftë Zoti, Zoti i gjithësisë, Mëshiruesi, Mëshirëbërësi, Sunduesi i Ditës së Gjykimit ”
“Çdokush që e njeh këtë fe të bukur që ishte lartësia e qytetërimit në shekullin e 13-të, e di se në rrënjë të kësaj feje, të dy fjalët më të rëndësishme janë se Zoti është i dhembshur, All-llahu është Mëshirues, dhe ne kemi besim tek Zoti, se ai do të na çlirojë nga ky keqkuptim që po dëmton njerëzit, “shtoi ai.
Ky fjalim i tij ka bërë të qajnë shumë njerëz brenda sallës që gjindeshin
Ai është një nga gjashtë njerëzit në historinë e akademisë që ka marrë Oskar për drejtim, prodhim dhe skenar. Po ashtu është një nga tetë regjisorët që ka fituar dy çmime Palme d’Or.
Filmat e tij më të njohur janë ‘The Godfather’, “Apocalypse Now” “Bam Stoker’s Dracula”/KohaIslame

Artikulli paraprakAjo çfarë bëri ky musliman, i ka prekur shumë njerëz në botë
Artikulli vijuesJa çfarë thotë “Vëllai” për në Orlando