Ajo çfarë bëri ky musliman, i ka prekur shumë njerëz në botë

Komuniteti gay ishte i ndaluar të dhuronte gjak pas sulmit që ndodhi në Orlando, pasi që dhurimi i gjakut nga komuniteti  LGBT- është i ndaluar. Që nga viti 1983 është i ndaluar dhurimi i gjakut në Shtetet e Bashkuara për shkak të numrit të madh të pjesëtarëve të LGBT-së infektuar me AIDS përcjell TheIndepedent

Por një musliman ka emocionuar shumë njerëz në botë. Ai ka dhuruar gjak ndërkohë që ai po agjëronte muajin e Ramazanit.

Mahmoud El Awadi ka shkruar për eksperiencën e tij në faqen e tij në Facebook e cila është shpërndarë mbi 200,000 herë dhe është pëqlyer në mbi 351,000 likes.

“Po unë dhurova gjak, bile edhe pse nuk mund të ha e pi asgjë ngase jam me agjërim për muajin e bekuar të Ramazanit, sikur qindra Musliman të tjerë që dhuruan këtu në Orlando.
Po unë jam i nervozuar me atë që ndodhi në natën e kaluar dhe për humbjen e jetës për të gjithë ata njerëz të pafajshëm.
Jam i dëshpëruar, frustruar dhe i tërbuar se një njeri i çmendur që ka pretenduar që është musliman bëri aktin e shëmtuar.
Po gjaku jonë duke i njëjtë për të dhuruar për bashkëqytetarët tonë Amerikanë të cilët janë të lënduar” ka shkruar ai./KohaIslame

Postimi i tij

Artikulli paraprakNuk ka më reklama seksiste në transportin publik të Londrës
Artikulli vijues“Islami është mëshirë” thotë regjisori që ka fituar Oskar