Islami feja më e populluar tek të rinjtë Kinez

Islami është feja më e popullarizuar në Kinë në mesin e të rinjve, thuhet sipas një sondazhi, pasi që qeveria e Kinës ka bërë disa ndalesa të çuditshme në muajin në Ramazan dhe persekutimet historike ndaj komunitetit musliman Ujgur.
 
Një nga pesë fetë e njohura në këtë shtet ateistë, Islami ka përqindjen më të lartë të pasuesve ndër moshën 30 vjeçare , 22.4% e muslimanëve kinezë janë në këtë moshë sipas anketës së Feve në Kinë, të kryer nga një qendër kërkimore në Universitetin Renmin të Pekinit.
 
Rreth 23.3 milion Musliman jetojnë në Kinë, duke e përbërë 1.8% e popullatës, sipas Qendrës kërkimore Pew të bërë në vitin 2010. Ky institucion parashikon se popullata muslimane të rritet në 30 milion banorë deri në vitin 2030.
 
Muslimanët kinezë kohëve të fundit janë bërë cak i persuktimeve shtetërore edhe atë gjatë muajit të Ramazanit. Partia komuniste i ka ndaluar të agjërojnë arsimtarët, studentët dhe të punësuarit në qeveri në provincën Xinjag. Po ashtu kanë detyruar të shesin alkool dhe duhan, si formë për ruajtur nga “ekstremizmi”./KohaIslame/Newsweek
 
Artikulli paraprakSadakah
Artikulli vijuesMustafa shtron iftar për krerët e BIK-ut, thekson harmoninë ndërfetare