TURQIA PËRUROI AVIONIN E PARË VENDOR

0
111

Është hedhur edhe një gur kilometrik në historinë e aviacionin turk.

Avioni turk për fillestar dhe trajnim u përurua me një ceremoni zyrtare.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të avionit të parë turk “Hyrkush” (Hürkuş) (Zog i lirë) Kryeministri Erdoan dha mesazhe të forta Sirisë.

“Ne do ti përgjigjemi në mënyrë më të ashpër ndaj çdo lloj qëndrimi armiqësor, sulmi dhe kërcënimeve dhe nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme”, u shpreh Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Kryeministri Erdoan në vijim tha se Turqia tanimë realizoi projekte shumë të rëndësishme në industrinë e saj të mbrojtjes.

Duke e bërë të ditur se Turqia jeton emocionet e prodhimit të avionit të saj Erdoan tha se “Me këtë avion kemi hedhur së bashku hapin e parë”.

Me realizimin e këtij projekti pilotët turq do të trajnohen me këtë avion.

Krahas materialeve me të cilat është prodhuar avioni, edhe software i tij është përgatitur nga inxhinierët turq.

Faza e fundit e projektit të filluar në vitin 2006 do të përfundoj në prill të vitit 2013.

Pas përfundimit të fluturimeve testuese të avionit “Hyrkush”do të fillohet edhe me prodhimin serik të tij.

Mirëpo avioni “Hyrkush”nuk ishte projekti i vetëm që u ekspozua nga ana e Industrisë Aeronautike Turke, TAI.

Gjatë ceremonisë së përurimit në ajër ishte edhe avioni i telekomanduar, ANKA që është po ashtu prodhim vendor turk.TRT/kohaislame