Islami – Nga Dr. Laurence B. Brown

“Mendja e njeriut, kur zgjerohet nga një ide e re, kurrë nuk rimerr dimensionin e saj origjinal”. Oliver Wendell Holmes
 
Termi “islam” është infinitivi i foljes arabe “aslama” dhe përkthehet “për t’ju nënshtruar tërësisht Zotit”. Pjesorja e kësaj foljeje është mysliman (ai i cili i nënshtrohet tërësisht Zotit) me të cilin quhen të gjithë ndjekësit e islamit. Fjala islam domethënë gjithashtu paqe (duke qenë rrënja e njëjtë si fjala arabe “selam”), me kuptimin që paqja vjen përmes nënshtrimit të Zotit. Jo si termat “Judaizëm” dhe “Krishtërim” të dyjave i mungon përmendja në vetë Biblat e tyre, “islami” dhe “myslimani” janë të përmendur shumë herë përmes Kur’anit. Pra, ata të cilët e besojnë që Kur’ani është një fjalë e shpallur e Zotit shohin autoritet për terminologjinë “islam” dhe “mysliman” brenda vetë teksteve të tyre.
 
Më sipër është definicioni leksikorë i “myslimanit” një person i cili nënshtrohet vullnetit të Zotit. Tani, cili është definicioni juridik dhe ligjorë sipas ideologjisë islamë? Kuptimi islam është që besimtarët e vërtetë, që nga krijimi i njerëzimit, gjithmonë e kanë pranuar besimin në Zot si një Zot dhe besimin në mësimet e të dërguarit të kohës së tyre. P. sh, muslimanët gjatë kohës së Musait kanë dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Musai është i dërguar i Allahut. Muslimanët gjatë kohës së Jezusit kanë dëshmuar që nuk ka Zot përveç Allahut dhe Jezusi është i dërguari i Allahut. Për 1400 vitet e fundit, muslimanët e kanë pranuar se Muhammed Ibën Abdullah është i dërguari i fundit dhe final i Zotit, kështu një person i kohës sonë hyn në islam dhe bëhet mysliman, me definicionin ideologjik, me dëshminë “Esh-Shedu en la ilahe ilAllah, ua esh-hedu enne Muhammeden Resulu llah” e cila përkthehet si “Unë dëshmoi që nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe unë dëshmoj që Muhammedi është i dërguari i Allahut”.
 
Feja islame e njeh dëshminë e mësipërme të jetë ligjërisht e vlefshme vetëm nëse ajo thuhet nga një person i rritur dhe normal i cili kupton kuptimin e plotë dhe implikimet e asaj. Çfarë ai/ajo është duke thënë dhe e thotë atë vullnetarisht dhe me vullnet të lirë. Megjithatë, mund të jetë shqetësuese për ata që janë rritur me mitin se islami është përhapur me dhunë, feja islame e ndalon konvertimin e dhunshëm, ashtu si thuhet në urdhrin: “Nuk ka dhunë në fe..”[2:256]
 
Një kapitull i tërë ose Kur’ani na mëson të mëposhtmen:
 
“Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!” [Surah 109]
 
Xhon Loku, megjithëse është rradhitur si një i krishterë Unitarian, ka bërë një koment të kuptuar shumë bukur, i cili mund t’i shërbejë të gjithëve (duke përfshirë muslimanët) të cilët kërkojnë të shpjegojnë kotësinë e dhunës përsa i përket besimeve fetare:
“S’është e mundur çfarë do që unë mund të bëj kundër diktatit të ndërgjegjes sime nuk do të më çoje kurrë mua tek banesa e të bekuarve. Unë mund të bëhem i pasur nga arti që nuk më pëlqen; unë mund të kurohem nga disa sëmundje nga ilaçet në të cilat nuk kam besim; por unë nuk mund të shpëtohem nga një fe që unë nuk besoj dhe nga një adhurim që unë urrej…feja vetëm dhe sinqeriteti i brendshëm janë gjëra që prodhojnë pranimin me Zotit…Pra, është e kotë që Princat i detyrojnë subjektet e tyre të vijnë në grumbullimet e kishave të tyre, nën pretekstin e shpëtimit të shpirtrave të tyre. Nëse ata besojnë, ata do të vijnë vetë me dëshirën e tyre; nëse ata nuk besojnë, ardhja e tyre nuk do t’ju vlejë aspak…”
 
Urdhëri që pranimi i islamit është i pavlefshëm vetëm nëse bëhet me vullnetin e lirë të personit është në kontradiktë me mitin popullorë perëndimore se islami është përhapur “me shpatë”, një shpifje gjërësisht e përdorur nga institucionet fetare të cilat janë vetë të njohura për afërsisht dymijë vjeçare për konvertimin me mjete nga me ç’njerëzoret nga njerëz me tendenca sadiste. Qartë, dëshmia e besimit (ndryshe shehadeti) nuk mund të detyrohet kur një fe kërkon sinqeritetin si primar. Afërsisht 300 vjet më parë komenti i mëposhtëm është bërë nga George Sale, një nga të parët të cilët e ka përkthyer Kur’anin në gjuhën angleze, një antagonist i vetë deklaruar i Muhammedit dhe një urryes i fesë islame:
 
“Unë nuk do të hetoj në arsyet sepse ligji i Muhammedit u pranua me një pashembullti në botë, (sepse ata mashtrohen nëse e imagjinojnë se është propaganduar me shpatë vetëm) ose nga se u përqafua nga kombe të cilat kurrë nuk e ndien forcën e ushtrive të Muhammedit dhe edhe ata të cilët i privuan arabët nga pushtimet e tyre dhe i dhanë fund sovranitetit të halifëve të tyre, përsëri duket se ka diçka që është më shumë sesa imagjinohet, në një fe e cila ka bërë një progres të mahnitshëm”.
 
Të tilla vëzhgime dhe ndjenja i kanë bërë dijetarët modernë ta lënë mënjanë idenë popullore të detyrimit ose dhunës. Sepse si mundet të qëndrojë kjo ide kur vendi me numrin më të madh të muslimanëve në botë, që është Indonezia: “…kurrë nuk i ka parë ushtritë e Muhammedit” po që u asimiluan në fenë islame nga asgjë më tepër sesa mësimet dhe shembulli i disa tregtarëve nga Jemeni? Të tilla forca të progresit shihen sot e kësaj dite ku feja islame është zgjeruar brenda kufijve të vendeve dhe kulturave të cilat nuk ishin pushtuar. Por ishin vetë pushtuesit e shumë vendeve islame. Islami vazhdon të zgjerohet dhe të përparoj brenda popullsisë të cilat kanë antipati për fenë në ditët tona moderne. Atëhere nuk do të ishte e vështirë të pranonim komentin e mëposhtëm:
 
“Asnjë fe tjetër në histori nuk u përhap aq shpejt sa islami. Kur ndërroi jetë Muhammedi islami tashmë kontrollonte një pjesë të madhe të Arabisë. Pak më vonë triumfoi në Siri, Persi, Egjipti, kufijtë e mëposhtëm të Rusisë dhe përmes Afrikës veriore deri në dyert e Spanjës. Në shekullin tjetër progresi i tij ishte edhe me spektakular. Perëndimi gjërësisht ka besuar që kjo përhapje e fesë është bërë me shpatë. Por asnjë dijetarë modern nuk e pranon këtë ide dhe Kur’ani është i qartë në mbrojtje të lirisë së ndërgjegjes. Fakti është i fortë që islami i mirë priti njerëzit e shumë feve të ndryshme, aq gjatë sa u sollën mirë dhe paguan taksa më shumë. Muhammedi vazhdimisht i ka mësuar që muslimanët duhet të bashkëpunojnë me njerëzit e Librit (çifutët dhe të krishterët):
 
“Diçka interesante është fakti që feja islame nuk diskriminon midis besimtarëve të periudhave të ndryshme kohore. Besimi islam është që të gjithë të dërguarit që nga Ademi i sollën të vërtetën e Zotit njerëzimit. Besimtarët u nënshtruan dhe ndoqën i jobesimtarët jo. Si rezultat, ë nga koha e djemve të Ademit, njerëzimi është ndarë midis besimtarëve dhe keqbërësve, midis të mirës dhe të keqes”.
 
Feja islame mëson vazhdueshmëri në besim, duke thënë që shtyllat e deklaruara të besimit ne çdo etapë në zinxhirin e shpalljes ishin të njëjta, pa u ndryshuar, pa evolim ose shtrembëronim. Si rezultat realiteti i Krijuesit ka mbetur i pandryshuar përmes kohës, kështu edhe besimi i Tij. Të krishterët modern thonë,
se shtyllat e besimit dhe modeli i shpëtimit kaloi përmes një transformimi midis periudhës se shpalljes së Testamentit të vjetër dhe të ri, nuk janë të nderuar nga feja islame. Asgjë nuk ndryshon por është një tranzicion nga e mira tek e keqja ose e kundërta. Heqja e çdo gjëje nga perfektja fut gënjeshtra. Edhe një tranzicion nga i mirë tek më i miri nënkupton joperfektësinë në etapat fillestare, sepse nëse është perfekte në etapën fillestare, çfarë nevoje ka për ndryshim?
Të thuash se Zoti ndryshoi sugjeron që Ai nuk ishte perfekt së pari, që pastaj kishte nevojë të shkonte në një gjendje më të lartë dhe parabime. Të tilla pikëpamje janë të papranueshme për ata të cilët të përceptojnë Zotin pa të meta që nga fillimi. Pra, feja islame nuk e mbështet thënien e të krishterëve për tranzicionin nga një Zot hakmarrës të Testamentit të vjetër tek një Zot më i dashur dhe bamirës i Testamentit të Ri, sepse nëse veprojmë kështu është të pranojmë të metat e Krijuesit në një nga fazat. Të ngjashme me këtë, pohimi që furnizimi i Zotit dhe realitetet të cilat e rrethojnë Atë bien duke i shtuar vuajtjet dhe gjoja sakrifikimin e Jezu Krishtit është në kundërshtim me perfektësinë dhe realitetin permanent të Tij.
 
Përderisa feja islame pohon një besim të vazhdueshëm që nga koha e Ademit, nuk ka pasiguri porsa i përket njerëzit të hershëm. Ndërsa të dyja Judaizmi dhe Krishtërimi pohojnë për prerje historike porsa i përket metodës së arritjes së mëshirës shpëtimtarë të Zotit, feja islame nuk thotë të tilla gjëra. Ndërsa të krishterët pohojnë që thonë se të gjitha të cilët kanë jetuar dhe vdekur përpara kohës së Krishtit janë privuar nga sakrifica e tij e habitshme, feja islame thotë së shpëtimi i secilit element të njerëzimit që nga koha e Ademit kanë qenë të varur mbi pranimin e të njëjtit besim të përjetshëm, që ishte njohja e Allahut si Një Zot dhe pranimi i mësimeve të profetëve të tij. Për krahas këtij rreshti mendimi, një person mund të pyes sesi fetë e ndryshme e shohin fatin e Abrahamit, gjithashtu atë të Profetëve të tjerë të hershëm. A ishte Abrahami subjekt i ligjeve të Judaizmit? Siç duket jo. Judaizmi, siç është përkufizuar më lart, i referohet trashëgimtarë të Judas, (duke qenë stërgjyshi i Judas) nga i cili Abrahami më plotë siguri nuk ishte një trashëgimtarë. Gjeneza 11:31 flet për Abrahamin si vjen nga “Uri i Çaldis” më mirë i njohur si një zonë në Mesopotaminë e poshtme, tani një zonë në Irak. Gjeografikisht, Abrahami ishte (duke i aplikuar terminologjinë e kohës sonë) një arab. Gjeneza 12: 4-5 e përshkruan lëvizjen e Abrahamit në Kanan (Palestinë) në moshën 75 vjeçare dhe Gjeneza 17: 8 konfirmon që ai ishte një i huaj në atë vend. Gjeneza 14: 13 e identifikon njeriun si “Abrahami hebre” – hebre duke nënkuptuar:
 
“Çdo anëtarë të ndonjë populli të hershëm verior semitik që ishin pasardhësit e çifutëve. Historianët e përdorin termin hebre për të dizenjuar pasardhësit e patriarkëve të Testamentit të vjetër (Abrahami, Isaku dhe kështu me rrallë) që nga ajo periudhë deri tek pushtimi i Kananit (Palestinës) në fund të mileniumit të dytë B. C. Si rezultat këta njerëz janë të referuar si izraelitët deri pas kthimit të tyre nga Azili në Babiloni në fund të shekullit të 6-të B. C, nga e cila kohë ata u njohën si çifutë”.
 
Kështu Abrahami ishte hebre, në një kohë kur termi “çifut” nuk ekzistonte. Pasardhësit e Jakobit ishin 12 fisë izraelite dhe vetëm Juda dhe pasardhësit e tij njiheshin si çifut. Madje edhe Moisiu, përkundër opinionit popullorë, nuk ishte një çifut. Eksodi 6:16-20 e përkufizon Moisiun si trashëgimtarë të Levit dhe jo të Judës dhe si rezultat një levit. Ai ishte një ligj dhënës tek çifutët, sigurisht, por jo një çifut për nga përkufizimi i asaj date dhe kohe në histori. Jo për t’i nxjerrë nga ajo që ai ishte dhe çfarë ai bëri por vetëm për të thënë rastin si të dhënë.
 
Kështu nëse Abrahami nuk ishte një çifut dhe sigurisht jo një i krishterë. Çfarë ligjesh shpëtimi ai i bëhej subjekt çfarë mund të thuhet për profetët që i paraprin Moisiut? Ndërsa alergjia e Judaizmit dhe Krishtërimit përleshen mbi këtë pikë, feja islame mëson që:
 
“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve”. [Sura 3:67]
 
Përderisa feja e Abrahamit, ashtu si edhe të gjithë Profetëve të tjerë, ishte që “nënshtrimi i Zotit” (islami), ky varg i Kur’anit të shenjtë mëson që besimi i një individi dhe nënshtrimi është më i rëndësishëm sesa titulli për të cilin personi është i njohur.
 
Islami –Pjesa e dytë
 
“Dituria është i vetmi instrument i prodhimit që nuk është subjekt i kthimeve të zvogëluara”. J. M. Clark, Journal of Political Economy, Oct. , 1927
 
Përkufizimi i mësipërm qartëson faktin që sipas teologjisë islame, shumë njerëz janë gnostik, çifut dhe të krishterëve nga ideologjia por “mysliman” nga përkufizimi leksikorë sepse ata janë duke jetuar në nënshtrimi ndaj vullnetit të krijuesit në mënyrën më të mirë që ata njohin. Këta individ me dëshirë ja nënshtrojnë veten të vërtetave të dukshme të Zotit, nëse ata e pëlqejnë apo jo dhe jetojnë nga përcaktimi i Zotit ashtu siç e dinë ata. Duke vepruar kështu ata vendosin prioritetin tek Zoti mbi të gjitha konsideratat e tjera.
 
Në mënyrë ironike, përkufizimi historik i një myslimani, jo domosdoshmërisht me ideologji mund të jetë shumë mirë Thomas H. Huxley, Babai i Agnosticizmit. Hurley shkroi një nga dëshmitë më të thjeshta, tepër bukur të vullnetit, dëshirës për t’ju nënshtruar vullnetin tërësisht dhe totalisht Krijuesit si më poshtë:
 
“Unë pohoj që nëse ndonjë fuqi e madhe do të binte dakord të më bënte mua gjithmonë të mendoja çfarë është e vërtetë dhe çfarë e drejtë, me kusht që të kthehesha në një farë sahati dhe do të ngrihesha çdo mëngjes nga shtrati, unë do ta mbyllja ofertën”.
 
Nëse Huxley i pranoi të vërtetat fetare ndaj të cilave ai u ekspozua gjatë kohës së tij mbetet një mister që vdiqën me të. I rrethuar siç ishte nga përkrahës të një varietet të gjërë sistemesh besimi të cilat ai i pa si të papranueshme, ai mund të mos ketë patur ekspozimin e mjaftueshëm ndaj të vërtetave fetare të cilat mund të nxirren nga analizat e librave të shenjtë në ditët tona. Qëllimi i tij, ashtu siç është  treguar në citimin e mësipërm, duket se kanë qenë të vërteta. Nëse ai e ka bërë mirë dizajnin apo jo kjo është një çështje tjetër.
 
Shumë mund të thonë dëshira të ngjashme për të jetuar në nënshtrimin ndaj Zotit por testi final i një qëllimi të tillë është akti i tanishëm i përqafimit  të të vërtetave hyjnore kur janë të dukshme. Për t’i kthyer mbrapsht nga T. H. Huxley tek Bibla, muslimanët dhe të krishterët citojnë historinë e Lazarusit (Gjoni 11: 1-44) si shembull. Jezusi është transmetuar se e ka ngritur Lazarusin nga i vdekur që ishte me fuqi e Zotit si fakt se është dërguar nga Zoti ose siç është transmetuar se ka thënë: “..që ata të besojnë që Ti me dërgove mua”. [Gjoni 11:42]
 
Shumë çifut si rrjedhojë besuan tek ai, por përsëri shumë nuk besuan. Ata të cilët mohuan e raportuan Jezusin tek Farasisët, të cilët u vunë në krah me këshillën e Priftit të madh Kaiafas për të kënaqur romakët më shumë sesa Zotin. Fraza “ata nuk do të vrasin” duket se ka humbur kualifikimin e rë
ndësishëm për rrethanën e resuar por Kaiafasi përdori nj profeti të përshtatshme dhe politikë që Jezusi duhet të vdesë për kombin. Çdo kush i di ngjarjet sesi ndodhën.
 
Mësimi kryesorë që duhet mësuar nga historia e mësipërme porsa i përket pikëpamjes islam është se që kur i prezantohet profetsia me fakte të qarta të sinqeritetit (muslimanët me përkufizim) do të ndjekin (do të bëhen mysliman me ideologji). Ndërsa të pasinqertët do të refuzojnë drejtimin e Zotit në favor të konsideratave të gjërave materiale.
 
Por historia nuk përfundon aty. Ka një moral në historinë e Lazarusit porsa i përket qëllimit prapa shpalljes. Një person mund të dyshojë pse Zoti do të dërgojë të dërguar nëse jo për të udhëzuar njerëzimin mbrapa nga hamendjet e humbura në injorancë tek rruga e drejtë e dizenjimit të Tij. Kush do të korrë shpërblimet e ndjekjes si direktivave të Zotit nëse janë ata të cilët i nënshtrohen fakteve të Tij? Kush e meriton ndëshkimin me shumë sesa ata të cilët mohojnë të vërtetën kur ju është bërë e qartë?
 
Muslimanët pohojnë që të gjithë të dërguarit dhe profetët u prezantuan për të korrigjuar devijimet e popullatave të vëna në shënjestrën e tyre. Pas së gjithash, cili do të ishte qëllimi i Zotit të dërgoi një profet tek një popull ku i bëjnë të gjitha gjërat në rregull? Muslimanët pohojnë që ashtu siç Jezusi u dërgua për një popull që kishte shkarë nga rruga e Zotit (“delet e humbura të Izraelit”. [Mateu 15:24] me fakte hyjnore të profesisë dhe një shpallje korrigjuese, po ashtu edhe Muhammedi ju prezantua të gjithë njerëzve, që nga koha e Tij deri në ditën e Gjykimit, me faktet të profetsisë dhe një shpallje finale. Kjo shpallje finale u shpall për t’i korrigjuar devijimet të cilat kanë plakosur fetë e ndryshme botërore, duke përfshirë Judaizmin dhe Krishtërimin. Muslimanët pohojnë që ata të cilët jetojnë në nënshtrim ndaj Zotit dhe fakteve t Tija do ta njohin dhe pranojnë Muhammedin si të dërguarin e islamit, ashtu sikur çifutët e drejtë njohën dhe pranuan Jezusin. Rrjedhimisht, ata të cilët jetojnë në nënshtrim ndaj çdo gjëje tjetër përveç Zotit, qofshin paratë, fuqia, kënaqësitë e botës, traditat familjare dhe kulturore, paragjykimet e pabaza personale ose ndonjë fe e cila më tepër është në vetvete sesa përqendrues te Zoti pritet që ta refuzojë Muhammedin, ashtu siç çifutët e padrejtë refuzuan Jezusin.
 
Një pikë interesante mbi të cilën duhet të meditohet është që islami kërkon nënshtrimin ndaj Zotit me propozimin që Zoti i udhëzon ata të cilët i nënshtrohen Atij. Korrektësia e doktrinës është e supozuar të vijë pas, jo përmes ndonjë aftësie të veçantë të njeriut për të njohur të vërtetën, por përmes udhëzimit të cilën Zoti i jep atyre të cilët kërkojnë udhëzimin e Tij. Ky koncept është diametrikisht i kundërt nga fetë e mbetura Abrahamike, të cilat së pari dhe me këmbëngulje kërkojnë nënshtrim ndaj doktrinës eklesiatike.
 
I nënshtruari është supozimi që Zoti do të njihet përmes pranimit të saja se çfarë merret si mësimet korrekte doktrinore. Spekullimet gërmojnë rreth themeleve të çdo feje të ndërtuar mbi një themel të tillë, duke pëshpëritur shqetësimi mbi rezultatin përfundimtarë duhet të detyrojnë mësimet doktrinore se janë të gabuara.
 
Koncepti islam e beson Zotit udhëzimin, duke vendosur besimin te Ai i cili është më besniku. Muslimani prezanton sugjerimin që fakti i dhënë nga Zoti, kur është në konflikt me traditën, zakonin ose Kanunin e ligjëruar nga njeriu, duhet  t’i jepet prioritet në pranimin e krijimit. Për kundër kësaj, muslimanët akuzojnë institucionet Judaike-të krishtera se i kërkojnë adhuruesve të tyre të besojnë në doktrina të krijuara nga njeriu, duke urdhëruar besim në konkluzionet e institucioneve më tepër sesa në faktet dhe urdhrat e Krijuesit.
 
Një person mund të thotë që muslimanët ngjashëm me këtë përqafojnë ideologjinë e fesë islame dhe kjo është e vërtetë. Muslimanët, megjithatë, i përgjigjen kësaj se ideologjia e fesë islame nuk është as më pak e as më tepër sesa nënshtrimi i plotë dhe i pakompromentuar i Zotit. Sipas mendimit islam, nëse një person zgjedh t’i përkushtohet Zotit, Zoti atëhere ja hap dyert e të kuptuarit dhe rëndësinë e riteve fetare dhe ritualit bëhen të njohura.
 
Interesant është fakti që nuk ka alergji në islam për të përkufizuar një trup eklesiatikal. Po citoi Encyclopedic Dictionary of Religjion:
 
“Në islam nuk ka autoritet ose magjistratë të organizuar fetare dhe për këtë arsye karakteri i tij ndryshon nga ndonjëherë gjërësisht nga normat tradicionale, p.sh, në zonat Afrikës dhe lindjes së largët ku ka hyrë vetëm sërisht dhe përzierja pagane në praktikën islame ende ekziston”.
 
H. G. Ëells:
 
“Islami deri më sot ka docent, mësues dhe hoxhallarë por nuk ka priftërinj”.
 
Dhe Neë Catholic Encyclopedia:
 
“Islami nuk ka kishë, s’ka priftërinj, s’ka sistem shenjtërorë dhe gati as liturgji”.
 
Nuk ka një autoritet të ngjashëm me Papën. Nuk ka ndërmjetës midis njeriut dhe Zotit, ka njerëz dh gra të cilët zënë nivele të ndryshme në shkallat e diturisë fetare, në majën e t cilës janë dijetaret të cilët shërbejnë për të përpunuar përgjigjet ndaj çështjeve fetare. Megjithatë, dituria nuk nënkupton domosdoshmërisht ndonjë afërsi më të madhe tek Zoti sesa ajo e një myslimani të thjeshtë dhe të devotshëm, megjithëse i paedukuar. Falja në bashkësi është e udhëhequr nga një Imam por kjo fjalë nuk do të thotë më shumë sesa “diksuh i cili del përpara”, me fjalë të tjera, një udhëheqës i faljes. Imami nuk është i urdhëruar dhe nuk i administron vendet e faljes (xhamitë). Funksioni i tij nuk është më tepër sesa për të sinkronizuar faljen duke ofruar udhëheqje në recitimin dhe ritualet. Ky është një pozicion kërkon ndonjë zyrë të veçantë ose vend takimi dhe mund të përmbushet nga çdo anëtarë i rritur i bashkësisë.
 
Muslimanët shpesh i sfidojnë misionarët e feve të tjera me perspektivën e mësipërme. Një sfidë e zakonshme fetare është që nëse ndokush mund të provojë realitetin e Zotit për të ndryshuar nga ajo që mësohet në Kur’an dhe mësimet e Muhammedit, atëhere bota myslimane do të pranonte dhe do të nënshtrohej.
 
Për kundër afër 1400 vitesh që nga shpallja e Kur’anit të shenjtë nuk ka ndodhur ende. Sigursisht, muslimanët rrallë janë konvertuar në fe të tjera përveç islamit por askush nuk e ka provuar realitetin e Zotit të jetë më tepër sesa të kuptuarit islam. Sikur të kishin vepruar në këtë mënyrë e tërë bota islame, e cila i përshtatet Zotit së pari mbi doktrinën do të ishte konvertuar. Çfarë ka ndodhur, shumë bashkësive të tjera, është që shumë murgesha, priftërinjtë dhe rabinët (Kleri i edukuar i cili i njeh mirë fetë e tyre të veçanta) kanë përqafuar islamin.
 
Bahira, një murg i krishterë i Sirisë ka dëshmuar njohjen e Muhammedit si profeti i fundit i Zotit kur ai ishte ende një fëmijë i vogël, dekada para shpaljes së tij të parë. Ureka Ibën Neufal, plak, kushëriri i verbërt i krishterë i Hatixhes (gruas së parë të Muhammedit) u betua:
 
“Pashë Atë në dorën e të cilit është shpirti i Urekës, ti (Muhammed) je Profet i këtij populli dhe Nemusi (ëngjëlli i shpalljes) i madh të ka ardhur ty, ai i cili i erdhi Moisiut. Dhe ti do të mohohesh (nga njerëzit e tu) dhe ata do të dëmtojnë
ty dhe ata do të përzënë dhe ata do të luftojnë ty dhe nëse unë do të jetoja për ta parë atë ditë do ta ndihmoja fine e Zotit me përpjekje të mëdha”.
 
Në fillim të ditëve të islamit, kur muslimanët ishin të dobët dhe njerëz të shtypur, feja u përqafua nga kërkues të tillë të vërtetës si Selman Farisiu, një persian i krishterë i cili u mësua nga mësuesi i tij një murg i krishterë, të kërkonte ardhjen e Profetit të fundit në “vendin e palmave (hurmave të arabisë)”. Nigus, sundimtari i krishterë i Abisinisë, pranoi islamin pa e takuar asnjëherë Muhammedin dhe ndërsa muslimanët ishin ende një grup i vogël, gjërësisht të diskriminuar dhe të cilët vraponin për të shpëtuar jetët e tyre.
 
Një person habitet, nëse dijetarët e mëdhenj të krishterë dhe të krishterët me pozita të larta pranuan islamin gjatë një kohe kur muslimanët ishin të dobët dhe një minoritet i porsa formuar që i mungonte pasuria, fuqia dhe pozita politike të mund të tërhiqte, aq më pak të mbronte, muslimanët e rinj, çfarë i shtyu këta të krishterë tek islami nëse jo besimi i sinqertë?
 
Historia tregon që edhe Herakliu, Perandori i krishterë i Romës, e ka patur në mendje të pranonte islamin, vetëm u dorëzua kur pa që konvertimi i tij do t’i kushtonte mbështetjen e njerëzve të ij dhe kështu perandorinë e tij.
 
Një nga konvertimet më të mahnitshme është ajo e Abdullah Ibën Selam, rabiut të cilin çifutët e Medinas ka thënë: “Ai (Abdullahu është mësuesi jonë dhe djali i mësuesit tonë”, Encyclopedia Judaica shpjegon që kur bashkëfetarët e tij u ftuan të pranonin islamin e tij refuzuan dhe vetëm familja e tij më e afërt, veçanërisht halla  e tij, Halida, përqafoi islamin. Sipas versioneve të tjera, konvertimi i Abdullahut ndodhi për shkak të fuqisë së përgjigjeve të Muhammedit ndaj pyetjeve të tija.
 
Kështu filluan konvertimet dhe kështu ata kanë vazhduar deri në ditët tona, duke i lënë jo aq me rastësi vëzhguesit duke menduar se çfarë gjejnë këta dijetarë fetare që i çojnë ata të pranojnë një ndryshim të tillë rrënjësorë ose të shpejt. Për kundër asaj çfarë bashkëfetarët e tyre mund të imagjinojnë, këta konvertues islam në mënyrë tipike nuk e shikonin konvertimin e tyre si një përmbysje madje edhe si një ndryshim ideologjik. Ndërsa ata, kur pyetën, ata shprehin shpesh besimin që konvertimi në islam është i përputhshëm , nëse jo, urdhëruar, nga librat e tyre të shenjtë. Me fjalë të tjera ata prezantojnë pohimin sfidues dhe hetues që islami është përmbushja, jo në konflikt me, mësimet e Testamentit të vjetër dhe të ri. Ky pohim kërkon ekzaminim, sepse ai është i përputhur me Judaizëm dhe Krishtërimin, në vështrimin e shpalljes së Kur’anit të shenjtë, të cilat janë në kundërshtim me Zotin dhe zinxhiri i tij i shpalljes është prerë në rrënjë është gjithë potera dhee debati. Muslimanët thonë se ashtu siç ishte rasti me ata të cilët mohuan Jezu Krishtin në ballë të shenjave shoqëruese të tij të profetsisë, ata të cilët u rebeluan kundër profetsisë së Muhammedit mund të vazhdojnë të pranohen nga njerëzit e tyre dhe shikohen me sy të mirë, por me koston e humbjes së Zotit. Nëse është e vërtetë, thënia e këtyre muslimanëve të konvertuar meriton të dëgjohet. Nëse jo, gabimi i bindjes së tyre kërkon që të ekspozohen. Në secilin rast, nuk ka zëvendësues për një ekzaminim të faktit.
 
Një fakt që duhet patur parasysh, i cili është përsëri shqetësues ndaj komunitetit jude-të krishterë, është fakti që një kundër rrjedhë e ngjashme e muslimanëve të edukuar dhe praktikuar të cilët përqafojnë Judazimin dhe Krishtrimin nuk ka qenë kurrë në asnjë kohë në histori. Ka raste jo të zakonshme të “muslimanëve” të zakonshëm që konvertojnë në fe të ndryshme por nuk është për tu habitur shumë.
 
Përsa i përket shumë seksteve devijuese të islamit, “tërheqja”) e lejueshmërisë së gjërave të feve të tjera kombinohet me “shtyrjen” e papranueshme të mësimeve të zakonshme të sekteve devijuese duke i pushtuar këta injorant ndaj mësimeve të vërteta të fesë islame. Shembujt përfshijnë Bahaitë, Nation of islam, Ahmeditë ose Kaderinjtë, Ansarët, urdhrat ekstreme sufiste dhe shumë, nëse në mos të gjitha sektet shiite. Këto grupe devijuese mund të identifikohen me emrin e islamit por si një njeri i cili e quan veten një pemë, i mungojnë rrënjët e mjaftueshme në fe të mbajnë atë thënie. Më e rëndësishme, doktrinat devijuese të grupeve të humbura shërbejnë si kunja midis tyre dhe islamit të saktë. Sa më të thella të jenë këto kunja në zemrën e një besimi të një sekti të humbur aq më e madhe është hapësira midis të devijuarve dhe sunitëve, deri në atë pikë ku ndarjet bëhen të plota. Sapo një sekt të dal nga korniza e islamit të vërtetë, ideologjia devijuese kërkon refuzimin e të gjithë muslimanëve. Largimi nga të tilla devijime është detyra e të gjithë muslimanëve të vërtetë dhe si rezultat të tilla grupe dështojnë në reflektimin e islamit të vërtetë, të pastër.
 
Ndërsa ata të lindur mysliman dhe të rritur në injorancën ndaj fesë, konvertimi mund të shikohet si më pak sesa një çështje e largimit ndaj islamit (përderisa kuptimi i individit për fenë i mungon) dhe më tepër si një çështje e ndjekjes së besimit me fenë të cilës i është ekspozuar. Ata mysliman të lindur dhe rritur, por që janë të dobët në fe, mund t’i shohin bindjet fetare si prapa prioritetit të jetë së përditshme.
 
Në fund jo çdo person i lindur në një fe është shembull i devotshmërisë.
 
Shumë të krishterë të përkufizuar doktrinisht kërkojnë të katollogojnë konvertues nga islami për të mbështetur çfarë ato shohin superioritetin e vetë fesë së tyre. Megjithatë, këto burra dhe gra të doktrinës mund të tronditën kur të shohin që ekzaminimet e të dalurve prej fesë islame në mënyrë tipike tregojnë profilet të cilat bien në vrimat e pëllumbave të përshkruar më sipër. Të tillë njerëz të dalur nga feja sa për informacion janë pak dhe janë në mënyrë tipike njerëz të cilët nuk dijnë fare për fenë islame ose ata të cilët largohen nga një sekt devijues i cili është i papranueshëm nga ndonjë person i devotshëm dhe që e ka frikë Zotin ose thjeshtë një nga shumë të cilët e lënë fenë mënjanë për hir të konsideratave të dynjasë. Zgjedhja fetare e këtyre individëve nuk ka peshë të mjaftueshme për të kundër balancuar konvertimin prej 1400 vitesh të klerikëve çifut dhe të krishterë me drejtim të kundërt. Padyshim ekuacionit i mungon konvertimi i muslimanëve të sinqertë dhe të përkushtuar, të edukuar dhe praktikues, e mos të flasim për dijetarë (ekuivalentin islamik të konvertuarve rabinë dhe priftërinj).
 
Pyetja lind tek mendja e perëndimorit të zakonshëm: “Pse disa dijetarë të krishterimit dhe judaizmit e pranojnë islamin sunit?” Nuk ka ndonjë presion ndaj tyre që sillen kështu dhe një botë plotë me arsye gjëra si humbja e bashkësisë së tyre, pozitës, statusit, miqve, familjes, punës, pensionit etj…Dhe pse dijetarët mysliman nuk kthehen në diçka tjetër? Fetë e tjera lejojnë më shumë në dëshira të kësaj bote dhe nuk ka një ligj kundër largimit nga islami në vendet perëndimore.
 
Tani, pse shumë dijetarë çifut dhe të krishterë e përqafuan islamin, ndërsa muslimanët e edukuar qëndrojnë të vendosur në fenë e tyre? Muslimanët sugjerojnë që përgjigjeja kthehet edhe njëherë tek përkufizimi i islamit. Personi i cili i nënshtrohet Zotit dhe jo ndonjë besimi eklesiastikal
do të njoh një sens hyjnorë ndaj shpalljes. Muslimanët prezantojnë një vazhdim midis Judaizmit, Krishtërimit dhe islamit i cili pasi njihet e përfshin kërkuesin e sinqertë poshtë rrjedhës së shpalljes. Thënia është që nëse një person shikon paragjykimet e kaluara perëndimore dhe propogandën, dyert e të kuptuarit hapen.
 
Pikëpamja islame është që, gjatë kohës dhe pas Jezusit, por para Muhammedit çifutët të cilët e njohën si të njëjtin burim shpalljeje dhe Jezusin si përmbushj të profetsisë specifike të Testamnetit të vjetër u bënë muslimanë. Muslimanët na kujtojnë ne që Jezusi nuk do të kishte thirrur në gjëra që nuk ekzistonin në periudhën e misionit të Tij, të tila si emërtimi i “krishterimit” (të diskutuar në seksionin I.B. më sipër) dhe doktrinën trinitariane (e cila evoluoi pas shekujve të parë në etapën postapostolike siç ësht diskutuar në seksionin 2 B. 7 më sipër). As emërtimi e as doktrina nuk ishin të njohura për Jezu Krishtin. Megjithatë, çfarë ishte e njohur për Jezu Krishtin dhe çfarë ai bëri me siguri ishte thirrja e njerëzve për të njohur dhe dëshmuar të vërtetën e thjeshtë te Zotit. Si Një dhe që Zoti e kishte dërguar si një të dërguar. Për shembull “Gjoni 17:3) dhe Gjon 14:1). Pra, pikëpamja islame është që çfarë do që ky grup ndjekësish e quajtën vetveten për katërdhjetë vite që ndoqën vetveten për katërdhjetë vite që ndoqën Jezusin por përpara se fjala “i krishterë” të shpikej, ata jetuan në nënshtrim ndaj të vërtetës së Zotit siç u përcoll nga mësimet e Jezusit.
 
Kjo do të tjotë që me çfarëdo emërtimi ata janë identifikuar që atëhere, në ditën tona karakteri i tyre do të përshkruhej nga një fjalë e atribuar atyre të cilët i nënshtrohen Zotit përmes mesazhit të përcjellur nga Profetët e Tij, “musliman”.
 
E ngjashme me këtë, gjatë dhe pas profetsisë së Muhammedit, shumë dijetarë çifut dhe të krishterë dukshëm njohën atë çfarë ata ndjen të ishte përmbushje e profetësisë të Testamentit të vjetër dhe të ri në jetën e Muhamedit. Shumë lexues mund të kundërshtojnë mbi bazat se kur lexojnë Biblën dhe kurrë nuk e kanë parë emrin “Muhammed”. Përgjigja standarde e myslimanit është të pyesim sesa herë emri i Jezusit mund të gjendet si referencë për Mesian e pritshëm në Testamentin e vjetër. Përgjigja është “Asnjë herë”. Si rrjedhojë, lexuesi që ka një menje të hapur ka arsye të ndalet dhe të reflektojë, sepse Testamenti i vjetër përmban shumë parashikime të profetsive që do të vinin, disa mendohet se i përshkruhen Jezusit, disa për Gjon Baptistin dhe të tjerët të cilët duken se nuk i përshkruhen asnjë personazhi biblik. Pra arsyeja pse të gjithë çifutët dhe shumë të krishterë presin për një profet të fundit, siç është e përshkruar në vetë librat e tyre të shenjtë.
 
Perspektiva myslimane, sigurisht, është që profeti i fundit ka ardhur me kohë dhe emrin e tij është Muhamedi. Përmes tij Kur’ani i shenjtë u shpall nga Zoti i lart madhëruar. Ata të cilët i përkasin Kur’anit të shenjtë si fjala e shpallur e Allahut dhe mësimeve të Profetit të fundit dhe final, Muhammed Ibën Abdullahut, janë të konsideruar mysliman nga të dyja përkufizimet atë leksikore dhe atë ideologjike.
Artikulli paraprakKujt i çelen dyert e xhenetit në Ramazan?
Artikulli vijuesJu faleminderit o ju të nderuar ju që na mësoni fëmijët – Shoqata NUN shtroi iftar për 600 punëtor të arsimit!