Islami, pjesë e Kushtetutës së Luksemburgut

Parlamenti i Luksemburgut ka dhënë dritën jeshile për ndryshimet kushtetuese me të cilën do të nënshkruhen edhe konventat e reje me bashkësitë fetare. Konventa është me një rëndësi të veçantë për myslimanët e këtij vendi.

Për të parën herë në historinë e Luksemburgut në këtë marrëveshje merr pjesë edhe Bashkësia myslimane.

 

Në fakt Organi përfaqësues i myslimanëve – Shoura, me angazhimin e saj afatgjatë dhe me përkushtim, ka arritur që Islami, si fe e dytë sipas numrit të banorëve në Luksemburg, të njihet nga organet e shtetit.

 

Konventa e miratuar nga parlamenti jep përfitime të mëdha për myslimanët e Luksemburgut, veçanërisht në aspektin financiar.

 

Në fakt konventa parashikon që nga buxheti i shtetit të ndahen 450 mijë euro për nevojat e xhematit që funksionon në kuadër të Shouras.

 

Gjithashtu, ligji i ri myslimanëve të Luksemburgut u ofron mundësinë e krijimit të institucionit të vakëfit, i cili mund të funksionojë në bazë të parimit të fondacionit.

 

Sipas këtij ligji, myslimanët që dëshirojnë të lënë vakëf pronën e tyre të patundshme apo dëshirojnë të dhurojnë para për nevojat e bashkësisë myslimane, do të lirohen nga tatimi në bazë të vlerës së donacionit të tyre.

 

Në periudhën e mëvonshme pritet edhe emërimi e Myftiut për Luksmeburgun, njofton portali Identitet.lu. /KP/

 

Artikulli paraprakÇmimet e naftës, të ulëta edhe në tre vitet e ardhshme
Artikulli vijuesMë shumë se 50 vite burg për “Horrorin” në Prizren (Video)