Itali: 6 turistë rusë e humbën jetën në Alpe

Gjashtë turistë rusë e kanë humbur jetën në një aksident me pajisje rrëshqitëse në Alpet e Italisë.

Dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur seriozisht, dje në malin Cermis në provincën Trentino.

Konsullata italiane në Milano ka konfirmuar se 6 personat e vrarë janë shtetas rusë.

Shkaqet e këtij incidenti të rëndë nuk dihen ende.

Artikulli paraprakSHBA: Tërmet i fuqishëm në Alaskë, alarm për cunami
Artikulli vijuesNikoliqit i ndalohet hyrja në Kosovë, EULEX-i s'ka çka bon!