Liga Arabe, mbledhje emergjence për Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm më 12 nëntor për të diskutuar mbi konfliktin sirian dhe rrugët e daljes prej tij.

Lajmi u njoftua nga ambasadori i Kuvajtit në këtë organizëm, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës. Sipas Gamal al-Ghoneim, gjatë të njëjti takim do të diskutohet edhe për cështjen palestineze ku pritet të jepet mbështetja e vendeve arabe në përpjekje për të marrë statsun e shtetit jo-anëtar të OKB-së.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi pritet të ndalet ditën e enjte në Kajro për t’u kërkuar udhëheqësve vendas të ushtrojnë influencën e tyre në dhënien fund të dhunës në Siri. Takimi i tij mbërrin pas misionit në Rusi dhe Kinë.

Brahimi negocioi armëpushimin 4-ditor me rastin e festës së Kurban Bajramit, por pavarësisht zotimeve të të dyja palëve për respektimin e tij, asnjë ditë nuk kaloi pa luftime në vend.

Ndërkohë, Emiri i Katarit Hamad Bin Jassem al-Thani, deklaroi se ajo që po ndodh në Siri nuk është një luftë civile por një genocid i pastër i regjimit të presidentit Bashar al-Assad i licensuar nga heshtja dhe mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar./tch/kohaislame

Artikulli paraprakXhandarmëria e Serbisë kidnapon udhëheqësin e “Rojave të Urës”
Artikulli vijuesPutin ndërpret emisionin televiziv me pyetje