Itali, sekuestrohen 1.35 ton drogë, dy shqiptarë në pranga

“Guardia di Finanza” e rajonit të Puglias ka kapur një skaf që po transportonte në Itali 1.350 kg kanabis.

Policia italiane informohej prej 24 orësh nga pala shqiptare mbi mjetin lundrues dhe u vu në ndjekje me mjetet e saj detare, duke arritur ndalimin e skafit dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, që po bënin trafikimin e lëndës narkotike.

Pas disa orësh ndjekjeje, skafi është kapur në afërsi të Barit, ndërsa shqiptarët e ndaluar janë 24-vjeçari G.I. dhe 52-vjeçari B.K..

Autoritetet e të dy vendeve po vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik dhe lidhjet e mundshme me dy mjetet lundruese të ndaluara të shtunën në brigjet shqiptare, në Porto Palermo dhe Hoxhare.

Artikulli paraprakJeta e Putinit si spiun, para se të ndryshonte historinë e Rusisë
Artikulli vijuesShkodra, simboli historik i bashkëjetesës fetare